back

Visa Classic - E nevojshme për këdo!

Karta Classic ju ofron:

  • Një mjet i nevojshëm për këdo, pa kolateral, me kartë identieti dhe faturë Oshee.
  • Kartë krediti për shlyerje me këste të detyrimit mujor. Limite që ofron Fibank nga 100 deri në 2 000 Euro, 25 000 me garanci. 
  • Blerje në dyqane, hotele, restorante, agjensi udhëtimi. Blerje në internet kudo me logon VISA si edhe tërheqje të plotë të limitit në ATM. 
  • Blerjet shlyhen edhe me periudhë falas deri në 45 ditë.
  • Përdorim edhe si kartë debiti (Duke depozituar fonde paraprakisht)
  • Përdorim për transferta me karta VISA, pranoni transfertë menjëherë nga çdo kartë VISA.
  • Njoftim me SMS dhe email për çdo transaksion që kryeni; Siguri dhe mbrojtje maksimale.
  • Shërbim 24 orë në numrat : 04 2 276 756 (24 orë) - 04 2 276 753 - 04 2 276 752

Parametrat e kartave të kreditit VISA CLASSIC:

Kartat e kreditit
Visa Classic
Monedha
ALL, EUR, USD
Kushtet dhe interesat  Sipas Tarifave
Periudha falas  Deri në 45 ditë (ose 15 ditë pas marrjes së faturës)
Limiti 100-2000 EUR ose ekuivalentët në ALL dhe USD
Vlefshmëria
3 vite me mundësi rinovimi falas
Komision lëshimi FALAS
Komisioni i mirëmbajtjes vjetore Sipas Tarifave
Termat për lëshimin e kartës
Deri në 3 ditë brenda Tiranës dhe deri ne 5 ditë në rrethe
 Blerje në dyqane ose Internet  Pa komision
Tërheqje cash nga ATM  2.5% e shumës së tërhequr/minimumi 3 Euro

Informacion shtesë

Pagesat e kësteve

Ju mund ta paguani shumën e shpenzuar të plotë ose me këste.
Në pagesën me këste mund të paguani një minimum prej 5 % të shumës totale që keni shpenzuar, por jo më pak se 1000 ALL.

Periudha e pagesës

Pagesa duhet të bëhet 15 ditë pasi merret fatura e detyrimit mujor . Në datën 1 të muajit pasardhës dërgohet me email fatura e detyrimit dhe data e fundit kur mund të bëni pagesën, zakonisht data 15.

Periudha falas

Nëse bëni pagesën e plotë deri me datë 15 të muajit pasardhës, ju nuk paguani asnjë interes. Pra, periudha falas është deri në 45 ditë, në varësi të datës kur është bërë blerja.

Mënyra të ndryshme për të bërë pagesën e kartë së kreditit

  • Depozitim Cash në çdo degë të Fibank
  • Nëpërmjet transfertave bankare nga banka të tjera te llogaria e kartës suaj
  • Nëpërmjet Internet Banking nga kompjuteri i shtëpisë ose zyrës tuaj

Fatura mujore e detyrimit

Çdo datë 1 të muajit pasardhës ju merrni me email faturën e detyrimit mujor që përmban informacionet si më poshtë:

  • Detyrimet që rrjedhin nga shumat e transaksioneve të kryera me kartë
  • Detyrimet që rrjedhin nga interesat dhe komisionet
  • Shuma e detyrimit minimal
  • Data e fundit në të cilën duhet të paguani detyrimin
  • Shuma e përdorur dhe e papërdorur e limitit të kredisë

Aplikimi

Ju mund të aplikoni për një kartë krediti nga Fibank në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë, ku do të njoftoheni menjëherë për limitin e kartës dhe datën se kur karta do të jetë gati
  • Duke aplikuar nga Interneti në faqen e aplikimit për kartë . Pasi karta juaj të jetë aprovuar brenda 3 ditësh ju do të njoftoheni për të tërhequr kartën tuaj në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmëria e kartës së kreditit është 3 vjet nga momenti i aprovimit të kartës. Para datës së skadencës së kartës ju do të njoftoheni nëpërmjet telefonit ose e-mailit nëse dëshironi ta riprintoni apo jo kartën. Nëse pergjigja juaj është PO, karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës së fundit të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse do të bëni riprintimin e PIN-it, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank sëbashku me një mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

 

Ju mund të aplikoni për Visa Classic nëse:

  •     Keni nënshtetësi Shqiptare dhe jeni rezidentë
  •     Jeni mbi 18 vjeç
  •     Mund të vërtetoni të ardhurat tuaja

Aplikoni tani për kartën tuaj Visa Classic duke paraqitur:

  •    Kartë identiteti/Pasaportë
  •    Një dokument qe të vërtetojë të ardhurat ose pagën tuaj
  •    Dokumente që të vërtetojnë të ardhura të tjera të mundshme

Të dhëna të përgjithshme

Termat dhe Kushtet (Tarifat) e Bankës së Parë të Investimeve

Kartat e Kreditit me Këste

Lidhje e Shpejte