back

Visa Business Gold

Kartat e biznesit ju lehtësojnë transaksionet financiare të kompanisë, ju sigurojnë kontroll dhe optimizim për shpenzimet e biznesit tuaj.

Karta e biznesit Visa Business Gold nga Fibank ju siguron:

Lehtësi kredie:

  • Ju mund të përdorni shumën e kartës si kredi pa pasur asnjë shumë të bllokuar;

Avantazhet:

  • Nuk ka komisione për lëshimin e kartës;
  • Kohë e shkurtër për aprovimin e limitit;
  • Kohë shumë e shkurtër për lëshimin e kartës së kreditit - 2 ditë në Tiranë dhe deri në 3 ditë në rrethe.

Komoditetet:

  • Ju keni më shumë fonde në çdo vend të botës, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë;
  • Ju mund të bëni pagesa në dyqane, qendra tregtare dhe Internet;
  • Ju mund të tërhiqni cash nga ATM ose në çdo bankë në botë.

Kontroll dhe optimizim i shpenzimeve tuaja të biznesit:

  • Monitorim efektiv i shpenzimeve të kompanisë tuaj - kartat e lëshuara në emër të kompanisë kontabilizohen në një llogari të veçantë karte;
  • Çdo muaj Banka ju dërgon pasqyrën e detajuar të veprimeve që janë bërë me çdo kartë të lidhur me llogarinë e kompanisë tuaj - kjo ju lejon të kontrolloni punonjësit tuaj kur janë në udhëtime biznesi;
  • Mbajtje e lehtë e veprimeve të kompanisë - çdo statement përfaqëson një dokument kontabilizimi.

Siguria:

  • Siguri dhe mbrojte maksimale nga kepërdorimet nëpërmjet teknologjisë së re me chip;
  • Ju do të merrni SMS dhe email për çdo veprim të autorizuar në kartën tuaj;
  • Shërbim 24 orë ku ju mund të telefononi në rast nevoje ose problemesh

Fleksibiliteti:

  • Ju mund të merrni disa karta krediti në llogarinë e kompanisë tuaj në përputhje me nevojat e kompanisë tuaj.

 Parametrat e kartës së kreditit Visa Gold:

Monedha  ALL, EUR, USD
Vlefshmëria  3 vite
Periudha falas
Deri në 45 ditë 
Normat e interesit e kartës
Sipas Tarifave
Limiti i kartës 
  • Nga 1.000 - 10.000 Euro Aplikime Standarte 
  • Deri në 25.000 Euro me garanci

Kartat e kreditit për biznese nga Fibank mund të lëshohen për kompani ose persona fizikë që drejtojnë aktivitete biznesi, gjithashtu për organizata jo-fitimprurëse, organizata jo-qeveritare, etj., që përputhen me kërkesat e Fibank.

Ju mund të aplikoni për Visa Business Gold nëse:

  • Keni nënshtetësi Shqiptare dhe jeni rezidentë;
  • Jeni mbi 18-vjeç;
  • Keni ose hapni një llogari biznesi pranë Fibank.

Aplikoni tani për kartën tuaj Visa Business duke paraqitur:

  • Licenca (jo me pak se 6 muaj në biznes);
  • NIPT-i;
  • Deklarimi i të ardhurave në zyrën e taksave.

Termat dhe Kushtet (Tarifat) e Bankës së Parë të Investimeve

Kartat per biznesin

Lidhje e Shpejte