back

Shërbimi i Kujdestarisë

Shërbimet e Kujdestarisë janë instrumente financiare dhe aktivitete administrative si: hapja dhe mirëmbajtja e llogarive për instrumentet financiare, dhënia e dokumenteve të certifikimit mbajtësve të instrumenteve financiare, transferimi i instrumenteve financiare etj.

FIBank eshte licencuar:

1. Kujdestar i Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 94 të datës 29/09/2010 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë aktivitet përfshihen:

  • Hapja e llogarisë së klientit për Letrat me Vlere te Qeverise Shqiptare në Regjistrin FIBank pranë Depozitarit Qendror në Bankën e Shqipërisë;
  • Mirëmbajtja dhe ruajtja e Letrave me Vlerë të Qeverisë në emër të klientëve të saj në një mënyrë që në çdo kohë ka dhënë detaje të plota lidhur me pronësinë e letrave me vlerë të qeverisë dhe kufizimet e të drejtave pronësore mbi këto letra;
  • Lëshimi i certifikatave të pronësisë;
  • Raportimin dhe pagesën e interesave të fituara nga letrat me vlerë për klientët e saj;
  • Funksione të tjera që lidhen me funksionin e kujdestarit
  • Transferimin e kujdestarise nga/te nje banke tjeter kujdestare
  • Sigurimi i konfidencialitetit të të dhënave për letrat me vlerë në emër të klientëve të saj, përveç nëse parashikohet ndryshe me dispozitat ligjore në fuqi
  • Shërbimet lidhur me blerjen dhe shitjen

2.Kujdestar i Obligacioneve te Shoqerive Aksionare dhe te Qeverise Vendore me Vendimin nr 160 date 23.12.2014 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë aktivitet përfshihen:

  • Hapja e llogarisë së klientit për Obligacionet e Shoqerive Aksionare dhe te Qeverise Vendore në Regjistrin FIBank;
  • Mirembajtja dhe ruajtja e Obligacioneve te Shoqerive Aksionare dhe te Qeverise Vendore ne regjistrin FIBank;
  • Raportimi për pagesat e interesave dhe instrumenteve të tjera të arkëtueshme;
  • Kryerjen e secilit prej transaksioneve me titujt (obligacionet) per llogari te mbajtesit te tyre sipas ligjit dhe/ose kesaj kontratave ne fuqi
  • Informimi për ndryshimet ligjore, të cilat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, prekin raportimin te klienti për gjendjen e llogarisë në kujdestari;
  • Shërbime të tjera, të lidhura me titujt, si shlyerja e transkasioneve per titujt, kryerja e pagesave nga emetuesi per llogari te shlyerjes se obligacioneve;
Investimet

Lidhje e Shpejte