back

Shërbime Depozitare

FIBank eshte licencuar si depozitar i Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe Sipermarrjeve të Investimeve Kolektive nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

    1. Depozitar i fondeve të Pensionit Vullnetar me vendimin Nr. 18, datë 30/08/2010, nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, me përgjegjësi për ruajtjen e aseteve, operacioneve dhe dokumenteve të fondeve të Pensionit Vullnetar
    2. Depozitar i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me Vendimin Nr. 175, datë 13.12.2011, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me përgjegjësinë për ruajtjen e aseteve, veprimeve dhe dokumenteve të Fondeve të Investimeve;

Në këto aktivitete përfshihen:

  • Ruajtja e aseteve të fondeve të Pensionit Vullnetar;
  • Ruajtja e aseteve të fondeve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive
  • Kontrolli i menaxhimit te aseteve te fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK nga shoqëria administruese, në përputhje me prospektin dhe ligjin në fuqi;
  • Siguron që në të gjitha transaksionet që përfshijnë asetet e fondeve te Pensioneve Vullnetare dhe SIK, çdo përfitim duhet të kthehet brenda afatit kohor të përcaktuar;
  • Siguron që të gjitha të ardhurat e fondit të pensioneve të alokohen në përputhje me kontratën dhe legjislacionin e fondit të pensioneve;
  • Garanton qe llogaritja e vleres neto te aseteve te fondeve te Pensionit Vullnetar dhe SIK eshte shpallur ne perputhje me ligjin, rregulloret, prospektin dhe rregullat e fondeve.

 

 

Investimet

Lidhje e Shpejte