back

Misioni dhe Vlerat

Misioni dhe vlerat

Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha (e quajtur ne vijim Fibank, Albania) synon të jetë një nga bankat më të mira në Shqipëri dhe në rajon, e njohur për rritje të shpejtë, inovacion dhe orientimin ndaj klientëve, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore, për konsumatorin vendas, duke zhvilluar biznesinin në përputhje me praktikat dhe kërkesat më të mira bankare ndërkombëtare për etikë dhe profesionalizëm, duke ofruar mundësi shumë të mira zhvillimi të punonjësve të saj.

Vizioni ynë është lidershipi i mirë, ndërveprimi i punonjësve, inovacioni dhe fleksibiliteti, të cilat na lejojnë t'ju shërbejmë sa më mirë klientëve tanë, partnerëve dhe të tërheqim kapital intelektual dhe të rrisim vlerën e aksionarëve tanë.

Transparenca, besueshmëria, korrektësia me klientët, aksionerët dhe partnerët tanë dhe respektimi strikt i bazës ligjore janë ndër premisat kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të Fibank, Albania si një Bankë e nderuar dhe e qëndrueshme.

Ne jemi të vendosur në:

Ndjekjen e standardeve më të larta në praktikën bankare:

Fibank, Albania aspiron t'u ofrojë klientëve të saj produkte bankare dhe shërbime të nivelit më të lartë në përputhje me praktikat më të mira bankare. Ne, aspirojmë të jemi ndër bankat kryesore në rajon dhe të zëmë pozitën e një lideri afatgjatë midis konkurrentëve tanë.
Zgjidhje dhe mundësi të shpejta për biznesin, të bazuara në konfidencialitet të rreptë.

Ne vlerësojmë dhe respektojmë partnerët tanë të biznesit:

Marrëdhëniet e qarta dhe transparente janë ndër parimet bazë, që vlerësojmë dhe kërkojmë tek partnerët tanë të biznesit. Ne, jemi të bindur se kur këto kushte plotësohen, ne mund të mbajmë marrëdhënie afatgjata bisnesi.

Ne jemi një institucion social i përgjegjshëm i cili kontribuon për komunitetin:

Fibank, Albania është një bankë bashkëkohore, e cila luan rol të rëndësishëm në shoqëri, nëpërmjet kontributeve të saj, duke marrë pjesë aktivisht në ngjarje shoqërore, duke mbështetur kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse me qëllime parimore, në fushën e arsimit, kulturës dhe bamirësisë.

Ne jemi përgjegjës për vendimet dhe veprimet tona:

Ne, përmbushim të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë dhe e konsiderojmë veten përgjegjës të drejtëpërdrejtë, për çdo veprim tonin. Përveç përgjegjësisë ligjore sipas legjislacionit ekzistues shqiptar, ne mbajmë përgjegjësi morale për të gjitha veprimet tona ndaj klientëve dhe partnerëve tanë. Produktet e bankës që ne ofrojmë janë të strukturuara në përputhje me standardet dhe teknologjitë bashkëkohore në mënyrë që të lehtësohen klientët tanë në veprimet e tyre të përditshme, të përmbushim plotësisht nevojat e tyre dhe të mbështesin zhvillimin e tyre ekonomikisht të qëndrueshëm. Ne, jemi gjithashtu përgjegjës për informacionin që u japim klientëve, për vërtetësinë, gjithëpërfshirjen dhe aktualitetin e tyre. Është përgjegjësia jonë kryesore, që informacionin që transmetojmë të jetë sa më i kuptueshëm dhe i qartë për klientin.

 

Rreth Nesh

Lidhje e Shpejte