back

Qeverisja

Banka e Parë e Investimeve,Albania Sha ( e quajtur ne vijim Fibank, Albania) është shoqëri aksionare, bazuar në legjislacionin tregëtar dhe bankar te Republikës së Shqipërisë. Eshtë themeluar dhe regjistruar në rregjistrin tregëtar në datë 19.04.2006. Kapitali i Fibank, Albania është në shumën 1,516,516.86 lek, i ndarë në 1,413,000.00 aksione të regjistruara, me vlerë nominale 1.073,26 lek.

Banka e Parë e Investimeve, Shqipëri sha ka aksionarin e vetëm First Investment Bank, Ad Sofie, Bullgari.

Anëtarë të Këshillit Drejtues:

Vаssil Christov - Kryetar i Këshillit Drejtues

Z. Christov u bë pjesë e Fibank në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të "Kredive Hipotekore". Në vitin 2002 u promovua drejtor i Departamentit "Retail", dhe 2005-2010 ai u emërua drejtor i departamentit "Rrjeti i Degëve". Në vitin 2010 Mr.Christov u zgjodh si anëtar i Bordit drejtues të Fibank dhe në fillim të 2011 u emërua si zëvendës drejtor ekzekutiv.
Z. Christov ka punuar si oficer kredie për korporatat, në Bankën e Bashkuar Bullgare Sha. Ka diplomë Master në Kontabilitet dhe Kontroll, pranë Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofie, Bullgari.
Z. Christov është gjithashtu anëtar i Këshillit Drejtues të Fibank, Albania, dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Diners Club SHA.A Bullgari, si dhe anëtar i Bordit të drejtorëve të qendrës mjekësore FiHealth Sha dhe qendrës mjekësore FiHelath Sha Plovdiv.

Stoyan Bratanov Choukerov - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Choukerov u bë pjesë e Fibank ne vitin 2015, si anëtar i Këshillit drejtues të Fibank, Albania. Gjatë karrierës së tij të gjatë në sistemin bankar z. Choukerov ka kryer funksione në nivele të ndryshme drejtuese. Në vitin 1973 është emëruar Drejtor i "Departamentit të marrëdhënieve me kreditë ndërkombëtare", pranë Bulbank, Sofie, Bullgari, në vazhdim emërohet Drejtor pranë "OST WEST HANDELSBANK", Frankfurt, Mein, Gjermani. Në vitin 1984 z. Choukerov emërohet Drejtor i "Departamentit të kredisë për tregjet në zhvillim" pranë Bulbank, Sofie, Bullgari. Në vitin 1988 z. Choukerov emërohet Drejtor dhe anëtar i Bordit drejtues, pranë Biochim Bank AD. Në vitin 1991 është emëruar Drejtor i departamentit të "Tregtisë së jashtme" dhe anëtar i Bordit Drejtues, pranë Bankës Kombëtare të Bullgarisë.
Z. Choukerov ka diplomë Master në Financë dhe zotëron nivel të rrjedhshëm të gjuhës Gjermane, Ruse dhe Angleze dhe ka kualifikime shtesë, mbi marrëdhëniet e kreditë ndërkombëtare si dhe kreditë për tregjet në zhvillim.

Chavdar Zlatev - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Zlatev u bë pjesë e Fibank në vitin 2004 si kryespecialist në fushën e kredidhënies, pranë Departamentit të SME-ve. Më pas u emërua zëvendës drejtor i të njëjtit departament. Nga viti 2006 në 2009 ai ishte Drejtues i Degës Vitosha të Fibank. Për periudhën 2010-2011 ka qënë Drejtor i "Divizionit të Rrjetit të Degëve" dhe në fillim të 2011-tës, u emërua Drejtor i Departamentit të Korporatave. Z. Zlatev ka eksperiencë bankare edhe pranë Bankës Tregtare Unionbank Sha, si kryespecialist në fushën e kredidhënies. Ai ka diplomë master në degën Makroekonomi, pranë Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Sofie, Bullgari.
Z. Zlatev është anëtar i Këshillit Drejtues të Fibank, Albania.

Nikolai Sergeevich Dragomiretzki - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Dragomiretzki u bë pjesë e Këshillit drejtues të Fibank, Albania, në vitin 2015. Gjatë karrierës së tij në tregun bankar ka kryer funksione të ndryshme edhe në nivele drejtuese. Në vitin 1994 ka punuar Komisioner pranë "First financial brokerage house" Sofia, Bullgari. Në vitin 2001 është emëruar Drejtor i Departamentit të "Tregut Monetar", pranë "First Financial Brokerage House", Bullgari. Në vitin 2011, z. Dragomiretzki është emëruar Drejtor Ekzekutiv pranë "Ecobultech AD". Në vitin 2014 z. Dragomiretzki është emëruar Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Universal Investment Bank, Republika e Maqedonisë.

Stanimir Mutafchiev - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Mutafchiev ju bashkua First Investment Bank, AD, Sofie, Bullgari në pozicionin Këshilltar ligjor, në vitin 2002 u promovua Kryekëshilltar ligjor. Përpjekjet dhe profesionalizmi i tij, u vlerësuan dhe në vitin 2003 u promovua në pozicionin e Drejtorit të departamentit ligjor. I shquar për talentin e tij në fushën ligjore, menaxheriale dhe administrative, njohje të mirë të legjislacionit ndërkombëtar, në vitin 2007- 2012, u emërua anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Union bank, Maqedoni dhe në vitin 2013 u emërua anëtar i Këshillit drejtues të Fibank, Albania.
Z.Mutafchiev ka diplomë Master në Drejtësi, pranë Universitetit "Kliment Ohridski", Sofie, Bullgari. Eshtë njohës i mirë i gjuhës angleze.

Bozhidar Todorov - Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv

Z. Todorov ka lindur në Qershor 1974, në Sofie, Bullgari. Z. Todorov e filloi rrugën e tij profesionale në "Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në Sofie, Bullgari ku u diplomua në vitin 1997 me rezultate shumë të mira dhe ka diplomë Master ne Financë. Në vitin 1995, z.Todorov e filloi karierrën e tij në industrinë bankare dhe ka pasur një karierrë të suksesshme në këtë industri, pas një sërë pozicionesh drejtuese të mbajtura prej tij.
Në Tetor 2007, pas 12 vitesh të suksesshme eksperience bankare në Bullgari, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Fibank, Albania, pjesë e sistemit bankar në Shqipëri. Ne shkurt 2011, z. Todorov u zgjodh antar i Komitetit Ekzekutiv te Shoqatës së Bankave Shqiptare. Në Tetor 2013, u zgjodh zv.Kryetar i Keshillit Mbikqyrës MKB Union Bank ne Maqedoni dhe është Kryetar i Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Industrisë dhe Tregtisë. Në vitin 2015 është zgjedhur Antar i Bordit dhe Thesarit të FIAA.

Z.Todorov është i përqëndruar në misionin dhe strategjinë e Bankës, përcaktimin e objektivave, politikave, si dhe mbikqyrje të tyre, nxitje te komunikimit pozitiv lidhur me progresin dhe rezultatet e Bankës. Eksperienca e tij e gjatë në Shqipëri, i ka ofruar mundësinë për të kuptuar ekonominë shqiptare, legjislacionin tregëtar dhe komunitetin e biznesit. Si bankier, është ballafaquar dhe është i vetëdijshëm për problemet e hasura nga bizneset e huaja dhe vendase dhe është plotësisht i angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit shqiptar.

 

Elma Lloja - Drejtor Ekzekutiv

Zj. Lloja ju bashkua Fibank, Albania në vitin 2007 si Drejtor i Departamentit të Thesarit. Në Dhjetor të vitit 2013 Zj. Lloja u emërua Drejtor Ekzekutiv.
Ajo ka një pervojë të gjatë në sektorin bankar prej më shumë se 20 vitesh. Zj. Lloja ka punuar në Bankën e Kursimeve të Shqiperisë dhe më pas në Raiffeisen Bank në Shqipëri. Ajo ka fituar një përvojë të konsiderueshme në sektorin bankar. Pozicioni i saj i fundit me Raiffeisen Bank ka qenë Chief Dealer në Departamentin e Thesarit. Si Drejtor i Departamentit të Thesarit dhe Kujdestarit, pranë Fibank Shqipëri, zj. Lloja ka qenë përgjegjëse për aktivitetin e Thesarit dhe për produktet e depozitave që Fibank, Albania ofron tek klientët e saj individë, kompani e institucione. Ajo është anëtare e Komitetit të ALCO-s. Zj. Lloja ka menaxhuar proçesin e plotë për marrjen e licensave në emër të Bankës, për të vepruar si Depozitar i Fondeve të Pensioneve dhe Sipërmarrjeve së Investimeve Kolektive duke krijuar kështu një strukturë të veçantë në Fibank, Albania.
Eshtë e diplomuar prane Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranes, dhe diplomë pas universitare për Financë & Bankë dhe ka kualifikime shtesë, mbi marrëdhëniet dhe administrimin e tregut monetar.

Lajme

Rreth Nesh