back

Profili

First Investment Bank AD, Sofie, Bullgari (Fibank) është ndër bankat më të mëdha në Bullgari me kapital vendas, e cila dita - ditës zhvillohet dhe konsolidohet si grup financiar me aktivitet bankar në Bullgari, Maqedoni, Qipro dhe Shqipëri. Fibank ka operuar në tregun shqiptar prej vitit 1999, me Degën e saj në Tiranë. Në vitin 2006, themeloi filialin "Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha (Fibank, Albania)", i cili u licensua ne korrik të vitit 2007 nga Banka e Shqipërisë dhe përthithi të gjithë aktivitetin e Bankës së Parë të Investimeve, Dega Tiranë.

Fibank, Albania prezantoi:

  • Zgjerimin e rrjetit te degeve;
  • Gamë të gjërë të produkteve bankare për individë dhe korporata;

Fibank, Albania është një institucion financiar i përqëndruar në përmbushjen e kërkesave të klientëve duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë dhe të korporatave, duke ofruar cilësi dhe interesa konkurrues për të gjitha produktet dhe shërbimet bankare, nëpërmjet një stafi të dedikuar dhe profesional. Fibank, Albania është ndër pionierët në biznesin e arit të investimit dhe metaleve të tjera të çmuara, me produkte unike për tregun vendas. Fibank, Albania është bashkëkohore në teknologjinë bankare.

 

Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha (Fibank, Albania) është shoqëri aksionere, e themeluar dhe rregjistruar pranë rregjistrit tregëtar me 19.04.2006. Ka aksioner te vetem First Investment Bank, Sofie, Bullgari. Selia e Fibank, Albania është Blvd. Deshmoret e Kombit, kullat binjake, kulla 2 kati 14, Tirane. FIBank, Albania është e licensuar nga Banka e Shqipërisë, per te ushtruar aktivitet bankar ne Republikën e Shqipërisë.

Fibank, Albania është Banka e parë e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si Depozitar i fondeve të Pensionit Vullnetar në vitin 2010 dhe e para e licencuar, si Depozitar i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive në vitin 2011. Fibank, Albania ka filluar e para aktivitetin, për ndërmjetësim të titujve dhe letrave me vlerë në tregun shqiptar. Fibank, Albania është ndër pionierët në biznesin e arit të investimit dhe metaleve të tjera të çmuara, me produkte unike për tregun vendas. Rrjeti i degeve perbehet nga 1 dege ne Tiranë, dhe 8 agjenci ne rrethet kryesore ne territorin e Republikes se Shqiperise.

 

Rreth Nesh