back

Proçedura për dorëzimin dhe shqyrtimin e ankesave të klientëve

First Investment Bank Albania sh.a , ka për qëllim ofrimin dhe zhvillimin e shërbimeve bankare me standarde të larta profesionale, në përputhje me nevojat individuale dhe shqetësimet e çdo klienti.

Cilësia e shërbimeve që ne ofrojmë është prioriteti ynë kryesor. Nëse për ndonjë arsye ju mbeteni të pakënaqur, mos hezitoni të na kontaktoni.
Për të qenë e dobishme për ju në raste të tilla, ne ju kërkojmë të paraqesni një ankesë me shkrim pranë Bankës duke marë në konsideratë si më poshtë:

Kush mund të paraqesë një ankesë?

Ne do t'i përgjigjemi të gjitha ankesave të klientëve tanë. Ju këshillojmë, nëse është e mundur, së pari t'i drejtoheni punonjësve tanë në degën ku ju kanë shërbyer. Çështja mund të jetë operacionale e mund të zgjidhet në vend.

Ku mund ta dorëzoni ankesën?

  1. Në adresën e Zyrave Qëndrore të Fibank;
  2. Me e-mail në adresën elektronike: audit@fibank.al.

Ankesa do shqyrtohet sapo të merret nga Fibank, dhe në qoftë se ajo është dërguar në një ditë jo- pune për Bankën, do të trajtohet ditën e ardhshme të punës.

Çfarë duhet të përmbajë ankesa?

Ankesa juaj duhet të përmbajë:

  • Emrin juaj. Nëse ju jeni përfaqësues i një entiteti ju lutem tregoni emrin dhe NIPT-in e entitetit;
  • Adresën e përhershme/Adresën juaj për korrespondencë, numrin e telefonit, e-mailin;
  • Përshkrimin e arsyes së ankesës.

E rëndësishme: Fibank nuk do të marrë parasysh ankesat anonime.

Për të qenë e dobishme për ju maksimalisht, ankesa juaj duhet të formulohet në mënyrë të qartë dhe të shkruar në gjuhën shqipe ose angleze. Duhet të bashkëngjitni të gjitha dokumentat në dispozicion në mbështetje të ankesës suaj.

Për lehtësinë tuaj ne kemi hartuar një formë, të cilën ju këshillojmë ta përdorni:

  • Ankesa - Shtojca №1
  • Reklamim i transaksioneve me karta bankare Fibank  – Shtojca №2 (për transaksionet në Shqipëri, ndërkufitare dhe nëpërmjet internetit).

Si do të proçedohet me ankesën tuaj?

  • Ankesa juaj do të shqyrtohet menjëherë nga punonjësit kompetentë.
  • Ankesën tuaj do të shqyrtohet objektivisht, duke marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat.
  • Nëse do të jetë e nevojshme, do t'ju kontaktojmë për informacione dhe dokumenta shtesë.
  • Ne do të përgatisim një qëndrim objektiv dhe bazuar në fakte brenda një kohe të arsyeshme.
  • Nëse kërkesa juaj shtrihet përtej kompetencave tona, ne do t'ju informojmë, nëse është e mundur, mbi hapat që duhet të merrni.
Ndihmë & Shërbimi ndaj klientit