back

Politikat e Privatësisë

Rekomandimet e Komisionerit për Ruajtjen e të Dhënave Personale

Në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikes së Shqiperise, si dhe në përputhje me ligjin No.9887 datuar më 10.03.2008 per " Mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, FiBank garanton ruajtjen e konfidencialitetin e informacionit të individeve si më poshtë:

  1. FIBANK siguron fshehtesinë në lidhje me të dhënat personale dhe informacionin e klientit. Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara. FIBANK është përgjegjëse për zbatimin e këtyre masave në të gjitha përpunimet automatike ose me mjete të tjera të të dhënave.

  2. FIBANK nuk transmeton te dhena personale personave te trete me perjashtim te rasteve kur klienti ka dhene shprehimisht pelqimin per nje gje te tille, apo ne rastet kur nje gje e tille eshte e domosdoshme per ofrimin e sherbimit. Fibank eshte e detyruar qe ne zbatim te kerkesave ligjore te jap te dhena personale autoriteve kompetente sipas kerkeses se tyre.

  3. Në rastet kur është e nevojshme që FIBANK ti vere në dispozicion klientit këto të dhena sipas pikës 2, kjo e fundit sigurohet që gjithcka të jetë në proporcion me ligjin.

  4. Detyrimi i FIBANK për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave personale të klientit mbetet në fuqi edhe pas ndërprerjes së marrëdhënies midis Bankës dhe klientit.

  5. Fibank merr pelqimin dhe miratimin e subjektit te te dhenave ne cdo rast qe ajo perpunon te dhenat e tij personale. Fibank mbledh te dhena te perdoruesve te faqes me qellim marrjen e sherbimeve ne menyre elektronike per aplikimin e kartave te kreditit, aplikimin per kredi, per sherbimin e e-banking ose formularë të ndryshëm aplikimi per pune,etj. Të dhënat personale të derguara nëpërmjet email-it të dërguara vullnetarisht në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti do të përpunohen vetëm nga Fibank dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dërguar.

  6. Eshte e drejta e individit te te dhenave qe te refuzoje perdorimin e te dhenave personale ne cdo kohe. Individët gëzojnë të drejtën për të marrë në çdo kohë informacion për përpunimin ose jo të të dhënave të tyre personale, të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre si edhe të refuzojnë pëlqimin e dhënë në çdo kohë. Individet kanë të drejtë të kërkojnë anullimin, bllokimin, korrigjimin e informacionit dhe të te dhënave , si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, perpunimin e tyre.

  7. Keto politika te privatesise nuk përfshijne lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju keshillojme të lexoni politikat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi Fibank nuk eshte pergjegjes per kushtet e aplikuara ne keto faqe.

  8. Nëse ju mendoni se privatësia juaj është cënuar, ju mund të kontaktoni në çdo kohë në një prej degëve tona në adresat e dhëna në faqen e internetit, nepermjet numrit te telefonit 0035542275722 si dhe ne adresen elektronike fib@fibank.al. Personat pergjegjes do te jene te gatshëm t'ju ofrojnë asistencën e kërkuar.

Kukit (cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale dhe asnjë kuki e çdo lloji si dhe asnjë sistem tjetër nuk përdoret për të ndjekur përdoruesit. Përdorimi i kuki-ve të sesionit (të cilat nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe shpërbëhen kur mbyllet shfletuesi i faqes së internetit) kufizohet në transmetimin e të dhënave për identifikimin e sesionit (i përbërë nga numra të rastësishëm që gjenerohen nga serveri) të cilat nevojiten për të mundësuar kërkimin e sigurt dhe efikas në faqen e internetit.

 

Rreth Nesh