back

Depozita e Hapur

Nese deshironi qe fondet tuaja te jene ne dispozicionin tuaj pa asnje kufizim dhe te marrin interes te larte, atehere “OPEN DEPOSIT” eshte per ju.

Bashke me te ju do te perfitoni:

  • Norme interesi progresive vjetore;
  • Opsionin per te zgjedhur ndermjet LEK dhe EUR;
  • Nuk ka vlere minimale per hapjen e depozites;
  • Mundesine per te terhequr fonde ne cdo kohe pa humbur interesin;
  • Nuk ka tarife per hapjen e llogarise dhe per mirembajtjen e saj;
  • Shtesat ne depozite perfitojne normen e interesit 0.1% ne Lek dhe 0.05% ne EUR;

Karakteristikat:

  • Destinuar per klientet individe
  • Afati - 12 periudha nje-mujorshe
  • Rinovim si depozite 1-Mujore Standard
  • Norma e interesit - Varet nga periudha e depozites dhe monedha si edhe nga tabela e interesave sipas buletinit ne fuqi.

Shënim

Fibank nuk leshon libreze per depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontrate per depoziten e zgjedhur.
Depozita ne Fibank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

Cilat jane perfitimet e klientit?

  • Norma interesi nga me konkurueset ne treg;
  • Interesat rriten vazhdimisht sipas skemes se dizenjuar;
  • Sa me gjate te qendroje depozita ne banke aq me te larta jane normat e interesit;
  • Mundesi per te terhequr fonde nga depozita juaj ne cdo kohe;
  • Nuk aplikohet tarife per hapjen e llogarise dhe per mirembajtje llogarie;

A mund te terhiqni depoziten tuaj perpara dates se maturimit?

  • Po. Ju mund te terhiqni nje pjese ose te gjithe depoziten tuaj para dates se maturimit.

Ju mund te hapni shpejt dhe lehte nje llogari depozite ne cdo dege Fibank.

Juve do t'ju kerkohet:

  • Te paraqisni karten tuaj te identitetit;
  • Mandati i arketimit ne depozite;
  • Te nenshkruani kontraten per hapjen e depozites me Fibank.
Ju mund te adresoni cfaredolloj pyetje ne lidhje me produktet specifike, si dhe produkte te tjera te Bankes drejt punonjesve te cdo dege.
Do te jete kenaqesia jone qe tju ofrojme zgjedhjen me te mire financiare.

Lidhje e Shpejte