back

Depozita "Strategji"

Ju nuk duhet te shqetesoheni me per zhvleresimin e monedhes ne te cilen ju keni depozituar kursimet tuaja. Tani, lehtesisht ju mund te urdheroni per te kthyer monedhen e depozites suaj ne nje tjeter monedhe.

Cfare eshte depozita “Strategji”?

  • Nese ju keni nje depozite me afat ne Fibank dhe ju mendoni se monedha ne te cilen ju keni depozite eshte duke u zhvleftesuar, ju mund te urdheroni kthimin e te gjithe shumes se depozites suaj ne nje monedhe tjeter;
  • Ju nuk humbni interesin e perfituar deri ne ate moment. Interesi konvertohet se bashku me principalin ne monedhen qe ju keni zgjedhur;
  • Depozita ka te njejtin afat maturimi;

Karakteristikat e Depozites:

  • Monedha: LEK, EUR, USD
  • Shuma minimale: Nuk kerkohet shume minimale per hapjen e depozites;
  • Afatet: 3, 6 dhe 12 muaj;
  • Norma e interesit: e njejte si depozita standarde per periudhen respektive. Për informacion të mëtejshëm mbi tarifat dhe komisionet klikoni këtu.

Shënim

Fibank nuk leshon libreze per depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontrate per depoziten e zgjedhur.
Depozita ne Fibank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

Pse duhet te zgjidhni depoziten "Strategji"?

  • Siguri ndaj zhvleresimit te monedhes ne te cilen eshte depozita;
  • Klienti nuk humbet nga konvertimi;
  • Ju mund te kerkoni konvertimin nga nje monedhe ne tjetren sa here qe ju deshironi;
  • Ne daten e maturimit interesi i kapitalizohet principalit;
  • Per depozitat ne vlere mbi nje nivel te caktuar (aktualisht EUR 500 ose ekuivalentet) konvertimi behet me kurs preferencial. Per te gjithe shumat e tjera, kursi i kembimit merret nga tabela e perditshme e kurseve te kembimit;
  • Nuk ka tarife per hapjen e llogarise dhe per mirembajtjen e llogarise.

Perfitime te tjera:

  • Fondet e nje depozite mund te perdoren si kolateral per kredite;
  • Per shuma qe jane mbi 7 milione Leke, 50,000 EUR dhe USD mund te negociohet per normen e interesit.

Ju mund te hapni shpejt dhe lehte nje llogari depozite ne cdo dege Fibank.

Juve do t'ju kerkohet:

  • Te paraqisni karten tuaj te identitetit;
  • Mandatin e arketimit ne depozite;
  • Te nenshkruani kontraten per hapjen e depozites me Fibank;
  • Autorizimi per konvertim ne rast se urdherohet nje konvertim.
Ju mund te adresoni cfaredolloj pyetje ne lidhje me produktet specifike, si dhe produkte te tjera te Bankes drejt punonjesve te cdo dege.
Do te jete kenaqesia jone qe tju ofrojme zgjedhjen me te mire financiare.

Lidhje e Shpejte