back

Karriera

Fibank, Albania, është një institucion i rëndësishëm financiar në Shqiperi.
Ne jemi të orientuar nga klienti dhe ofrojmë një larmi me produkte dhe shërbime inovative bankare. Në aktivitetin tonë ne adoptojmë dhe zhvillojmë standarte të larta pune.
Ne jemi krenar për ekipin tonë krijues dhe të mirëorganizuar.

Departamenti i Burimeve Njerëzore ka si qëllim nxitjen e një mjedisi pozitiv pune dhe vlerëson marrëdhëniet profesionale dhe bashkëpunuese duke njohur rëndësinë e kontributeve individuale.
Ne inkurajojmë dhe mbajmë kanale të hapura komunikimi brenda Bankës si një burim i besueshëm, për punonjësit të cilët kanë nevojë për mbështetjen dhe përshtatjen në lidhje me politikat dhe proçedurat e punës.

 

Vendet vakante dhe Procesi i rekrutimit

Pozicionet vakante të punës publikohen në faqen e brendshme dhe të jashtme të Bankës së Parë të Investimeve, Albania Sha. Gjithashtu ato mund të botohen në gazeta të ndryshme apo në portalin e shoqërisë/ve me të cilat lidhim marrëveshje shërbimi për këtë qëllim. Për aplikimin për vendin e punës, personat e interesuar duhet të dërgojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore:

  • CV-në e përditësuar; 
  • Letrën e interesit.

Shqyrtohen CV-të e depozituara pranë Burimeve Njerëzore dhe përzgjidhen kandidatët për intervistë, që i përmbushim kriteret, sipas njoftimit për vendin vakant të punës. Kandidatët e përzgjedhur nga intervista e parë, të përfshirë në "short list", do të ftohen për një intervistë të dytë.

Shënim: Për intervistën e dytë do të kontaktojmë vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

 

Pozicione Vakante

Fibank, Albania i kushton një vëmendje të veçantë trajnimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të punonjësve të tij. Programet e trajnimit hartohen dhe zhvillohen në linjë me nevojat dhe prioritetet e biznesit, nevojat individuale dhe ndryshimet e mjedisit rregullator.

Për punonjësit e rinj organizohet trajnim i veçante duke nisur nga:

  • Prezantimi me punonjësit në Zyrat Qëndrore në diten e parë të punës me qëllim krijimin e një panorame të përgjithshme të historikut dhe shërbimeve të bankës.
  • Trajnim intensiv në çdo department sipas një axhende të detajuar.
  • Testimi i njohurive në përfundim të trajnimit.

Fibank Albania, ofron mundësi për kryerjen e praktikës profesionale në mbështetje të profesionistëve të rinj, që janë duke ndjekur programet e studimit të ciklit të parë "Bachelor" ose Master duke i ofruar një pervojë kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale të tyre. Ne marrim përsipër të realizojmë sugjerime konkrete të keshillimit, për karrierë të praktikantëve dhe dhënies së njohurive të përgjithshme për institucionin tonë.
Përzgjedhja e praktikantëve realizohet në bazë të elementëve si më poshtë;

  • Të kenë njohuri në gjuhën angleze;
  • Të jenë të komunikueshën, të aftë për të punuar në grup, etj.

Studentët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale pranë Fibank, Albania duhet të kontakojnë me e-mail Burimet Njerëzore. Praktikantët, pajisen me vertetim pas përfundimit me sukses të programit të praktikës profesionale pranë Fibank, Albania.

 

Politikat e Privatësisë mbi Rekrutimin:

Informacioni i dhënë nëpërmjet këtij aplikimi, do të përpunohet nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Fibank, Albania për të vlerësuar aplikimin tuaj për punësim dhe për të mbështetur çdo marrëdhënie të mëtejshme mes jush dhe Fibank, Albania. Informacioni juaj nuk do të përdoret për qëllime te tjera nga ato të mbedhura dhe nuk do ti përhapet personave të paautorizuar.

Fibank, Albania do të ruajë informacionin tuaj deri në gjashtë muaj, duke filluar nga data e aplikimit me qëllim perdorimin dhe vlerësimin e kandidaturës tuaj për pozicione të tjera punësimi në Fibank, Albania. Ju keni të drejtë për tu informuar, për tu ankuar, për të fshirë të dhënat tuaja personale, apo për ti korrigjuar ato, etj. Fibank, Albania ruan konfidencialitetin e të dhënave tuaja dhe respekton masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", i ndryshuar. Lutemi lexoni deklaratën si më poshtë:

Dhënia e miratimit për përpunimin e të dhënave

Deklaroj se informacioni i dhënë prej meje është i vërtetë dhe i saktë bazuar në dijeninë time. Unë e kuptoj se çdo keqinterpretim, lëshim ose deklaratë e rreme mund të jetë shkak, për refuzim ose ndërprerjes së marrëdhënies së punës më vonë. Unë e kuptoj se ky proçes aplikimi është funksionalisht ekuivalent me dhënien e miratimit tim.
Me dërgimin e aplikimit tuaj, për këtë pozicion/këto pozicione vakante, në adresën/at elektronike perkatese, ju deklaroni se keni lexuar e kuptuar qartë politikat e privatësisë dhe se pranoni që të dhënat tuaja personale në lidhje me këtë aplikim të përpunohen nga Fibank, Albania në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nr.9887, datë 10.03.2008 për "Mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar dhe politikave të privatësisë së Fibank, Albania. Ju keni të drejtë të anulloni në çdo kohë dhënien e pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale nga Fibank, Albania.

 

 

Rreth Nesh