back

Informacion Ligjor

Kushdo që akseson këtë faqe interneti të Fibank, Albania Sh.a nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar (www.fibank.al) bie dakort me kushtet sivijojnë:

Përdorimi i Faqes së Internetit të Fibank, Albania

E tërë përmbajtja e faqes së Fibank, Albania është subjekt i të drejtave të autorit me të gjitha të drejtat e rezervuara. Çdo shkarkim apo kopjim nga kjo faqe e Fibank, Albania nuk do të konsiderohet si transferim i të drejtave tek ju. Ju nuk mund të riprodhoni (pjesërisht apo terësisht), transmetoni (në rrugë elektronike apo anasjelltas), modifikoni apo përdorni përmbajtjen e faqes së Fibank, Albania për qëllime përfitimi pa lejen paraprake me shkrim të Fibank, Albania. Gjithashtu, Fibank Albania rezervon të drejtën që në çdo kohë të kryejë modifikime apo ndryshime të përmbajtjes së kësaj faqeje.

Asnjë Ofertë apo Garanci

Përmbajtja e faqes së Fibank, Albania nuk do të interpretohet si kërkesë ose ofertë, apo rekomandim për të siguruar ose disponuar ndonjë investim ose për t'u angazhuar në ndonjë tjetër transaksion. Informacionet dhe opinionet që faqja e Fibank, Albania përmban, mundësohen pa garanci të asnjë lloji, qoftë kjo e shprehur apo e nënkuptuar.

Kufizimi i Përgjegjësisë

Në asnjë rast, përfshirë (por pa u kufizuar) neglizhencën, Fibank, Albania do të jetë përgjegjëse për ndonjë humbje apo dëmtim të cfarëdo lloji, përfshirë (por pa u kufizuar) në dëm të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ardhur si pasojë apo në lidhje me aksesimin, përdorimin, përformimin, shfletimin apo ndërlidhjen me faqen e internetit të Fibank, Albania.

Faqe Interneti të Lidhura

Gjatë hyrjes (aksesimit) në ndonjë apo disa prej faqeve të internetit të lidhura me faqen e Fibank, Albania ju mund të dilni nga kjo e fundit. Fibank, Albania ju njofton se nuk ka verifikuar asnjë prej këtyre faqeve të internetit të lidhura me të dhe nuk vërteton apo mban përgjegjësi, për përmbajtjen e këtyre faqeve apo produkteve, shërbimeve ose artikujve të tjerë ofruar nëpërmjet këtyre faqeve.

Rreth Nesh