back

Llogari Kursimesh

Ky produkt i ri ju jep mundesine qe ti menaxhoni me mire kursimet tuaja sipas qellimeve dhe deshirave tuaja. Ju mund te depozitoni parate ne nje periudhe qe e caktoni vete ju, dhe mund te terhiqni kur te deshironi nga kjo llogari kursimesh pa humbur interesat.

Fibank ju ofron mundesine per interesa maksimale per cdo dite qe parate qendrojne ne llogari.

Cfare eshte nje llogari kursimi?

  • Eshte llogari bankare ku ju mund te investoni parate tuaja me nje norme te larte interesi per nje periudhe te pacaktuar kohe.
  • FIB Shqiperi paguan interes per cdo dite qe parate qendrojne ne llogari.

Shënim

Fibank nuk leshon libreze per depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontrate per depoziten e zgjedhur.
Depozita ne Fibank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

Fleksibilitet

Klienti mund te terheqe pjeserisht ose teresisht principalin e depozites dhe kjo nuk konsiderohet si prishje e kushtit te depozites.

Norma te larta Interesi

Banka paguan norma te larta interesi per kete llogari kursimi.

Kredibiliteti - Transparenca

Fibank ju paguan interes per cdo dite qe parate qendrojne ne llogari. Nuk ka penalitete per nje terheqje te pjesshme ose te plote te shumes se depozituar.

Si mund ti merrni ju interesat tuaja?

Interesi llogaritet cdo dite dhe kapitalizohet ne te njejten llogari nje here ne muaj ose ne diten e mbylljes se llogarise.

Ju mund te hapni shpejt dhe lehte nje llogari depozite ne cdo dege Fibank.

Ju do ju kerkohet:

  • Te paraqisni karten tuaj te identitetit;
  • Mandatin e arketimit ne depozite;
  • Nenshkruani kontraten per hapjen e depozites me Fibank.
Ju mund te adresoni cfaredolloj pyetje ne lidhje me produktet specifike, si dhe produkte te tjera te Bankes drejt punonjesve te cdo dege.
Do te jete kenaqesia jone qe tju ofrojme zgjedhjen me te mire financiare.

Lidhje e Shpejte