back

Kredi Konsumatore "Oferte e kufizuar"

Kredia konsunmatore "Oferte e kufizuar" eshte oferte që ju ofron avantazh per te financuar nevojat tuaja te momentit si me poshte:

  • Për të blerë mobilje
  • Rikonstruksion te apartamentit, shtepise ose makines tuaj
  • Blerje te pajisjeve elektroshtepiake
  • Te kryeje pagesen e shkollimit
  • Pushime apo pakete ekskursioni
  • Perkujdesje shendetesore
  • Mbulimi i shpenzimeve te paparashikueshme
  • Organizimi i ceremonive familjare – martesa, ditelindje, takime familjare etj.
Me termat më preferenciale:
  • Financim deri ne 1 000 000 ALL
  • Vetem me garantorë
  • Kohezgjatja më e gjatë në treg
  • Kestet me te ulta mujore
  • Keste mujore te njejta per nje planifikim sa me eficent te buxhetit tuaj mujor
  • Proces vleresimi dhe aprovim te shpejte

Parametrat e produktit:

Shuma maksimale e kredise Deri ne 1 000 000 ALL
Monedha ALL
Kohezgjatja maksimale
Deri ne 84 muaj
Kolateral
  • Deri ne 250 000 ALL – Asnje garantor personal
  • Nga 250 001 ALL deri ne 500 000 ALL - Nje garantor personal ( nese ai/ ajo eshte i/e martuar atehere garantor do te jete bashkeshorti/ ja ose ne te kundert dikush tjeter i pranuar nga banka)
  • Nga 500 001 ALL deri ne 1 000 000 ALL – Dy garantore personale (nese ai/ ajo eshte i/e martuar atehere garantor do te jete bashkeshorti/ ja ose ne te kundert dikush tjeter I pranuar nga banka)
Norme vjetore interesi – E ndryshueshme:
Bono Thesari 12M + shtesat
  • ALL: Bono Thesari 12M plus piket jo me pak se 11.75%
  • ALL; Bono Thesari 12M plus piket jo me pak se 10.75% per pagamarresit ne Fibank
Pagesa Keste mujore te njejta pergjate gjithe periudhes se kredise
Komision aplikimi Pa Komision
Komision administrimi
  • 1.50% 
  • 1.00% per klientet qe marrin pagen ne FIBANK
Komision Shlyerje e Parakohshme Si ne tarife
Komision rinegocimi FALAS per ndryshimet ne kolateral, norme interesi, terma
Ju gjithashtu perfitoni Produktin: Karte Krediti VISA Classic Category A, i cili eshte subjekt vleresimi i bankes
Informacioni Parakontraktor Shkarko

 

Ju mund te aplikoni per kete produkt nese:

  • Jeni shtetas shqiptar
  • Nese jeni i punesuar ose i vetpunesuar me nje qarkullim vjetor me te vogel se 5 000 000 ALL

Nese plotesoni kushtet e mesiperme dhe deshironi te aplikoni per nje kredi konsumatore ne FIBANK, eshte e nevojshme qe:

  1. Te plotesoni nje formular aplikimi ne nje prej degeve te FIBANK dhe te paraqiten dokumentat e kerkuar;
  2. Ne rast aprovimi te formularit te aplikimit duhet te firmoset kontrata e kredise dhe te perdoren fondet sipas qellimit te deklaruar ne banke;

Dokumenta per aplikantin, bashkeaplikantin, garantorin:

  • Kopje pashaporte ose ID
  • Verifikim adrese (Certifikate e regjistimit te adreses; ose librezen e "Kesh"/"Albtelekom"-it; faturen e fundit te muajit ose certificate hipoteke)
  • Vertetim te ardhure te leshuar nga punedhenesi ose dokumenta personi fizik si me poshte:
    •  Ekstrakt QKR
    •  Deklarim vjetor te ardhurave ne zyren e tatim takses; Bilanci; Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve
    •  Pagesat bankare per taksat, sigurimet shoqerore dhe shendetesore
  • Ne rast ekspozimesh te tjera – kontrata me banka te tjera, institucione etj.

Termat dhe Kushtet (Tarifat) e Bankës së Parë të Investimeve

Lidhje e Shpejte