back

Kodi i Etikës

1. Misioni & parimet kryesore te Fibank, Albania

First Investment Bank Albania SHA(quajtur ne vijim Banka ose Fibank,Albania) aspiron te jete ne nje nga bankat me te mira te tregut shqiptar ne nje plan afatgjate duke ofruar sherbime dhe produkte qe permbushin kerkesat e konsumatoreve, duke zhvilluar biznesin ne perputhje me praktikat dhe kerkesat me te mira bankare nderkombetare per etike dhe profesionalizem.
Zhvillimi i Bankes eshte rezultat i vlerave te krijuara korporative dhe te deshmuara ne praktiken e parimeve te biznesit, nga sjellja profesionale e punonjesve te Bankes dhe reputacioni solid i arritur tek klientet.
Transparenca, besueshmeria, korrektesia me klientet, aksioneret dhe partneret tane dhe respektimi strikt i bazes ligjore jane nder premisat kryesore per zhvillimin e metejshem te Fibank, Albania si nje Banke e nderuar dhe e qendrueshme.
Parimet dhe normat qe perfshihen ne kete Kod do te pervetesohen dhe respektohen nga te gjithe punonjesit Fibank Albania.
Gjithe punonjesit duhet t'i zbatojne rregullat qe perkojne me standartet me te larta te sjelljes personale dhe jane ne pajtueshmeri praktikat e Fibank, Albania. Punonjesit duhet te sillen ne perputhshmeri me standartet me te larta te sjelljes ne menyre qe te shmangin edhe shfaqjen e konfliktit te interesave apo situatave qe mund te demtojne imazhin/reputacionin e tyre, kolegeve, Bankes apo aksionereve te saj.
Standartet e larta te etikes personale duhet te perfshijne nje angazhim te forte personal nga secili anetar i stafit, veprime padyshim te ndershme, integritet, objektivitet dhe respekt ne marrdhenie me koleget dhe publikun e gjere.
Kodi i Etikes percakton vlerat kryesore te Fibank, Albania, te kultures se saj korporative, qe eshte neperputhje me ligjin dhe e orientuar drejt parimeve etike. Kodi siguron qe sjellja jone ne marredheniet e biznesit dhe çeshtjeve etike te jete ne perputhje me standardet me te larta, te cilat mbeshteten ne vlerat e meposhtme:

  • Fokus ndaj klienteve
  • Profesionalizem
  • Cilesi
  • Respekt i ndersjellte
  • Iniciativa
  • Puna ne grup
  • Ndershmeria

2. Legjislacioni

Aktiviteti i Fibank, Albania bazohet ne legjislacionin ne fuqi shqiptar, ne kuadrin rregullativ dhe dispozitat normative te Bankes se Shqiperise.
Punonjesit kane per detyre te njohin dhe te respektojne te gjitha aktet normative ligjore dhe rregulloret e brendshme, qe gjejne zbatim ne veprimtarine e tyre.
Anetaret e stafit duhet te njoftojne drejtuesit per shkeljet e konstatuara nga ana e tyre te akteve normative ligjore dhe dispozitave e rregullave te brendshme, dhe ne perputhje me kompetencat e tyre profesionale te propozojne masa per menjanimin e shkeljeve dhe te pasojave qe rrjedhin prej tyre.

3. Informacioni konfidencial

Gjate punes tuaj, ju mund te hasni ne informacion, i cili nuk eshte i dedikuar per publikun e gjere dhe qe konsiderohet konfidencial. Kjo mund te perfshije informata qe kane lidhje edhe me klientet aktuale dhe me ata te meparshem, furnitoret dhe punonjesit, apo me bankat me te cilat Fibank Albania, bashkepunon apo ka pasur bashkepunim ne te kaluaren.
Eshte e domosdoshme qe ky informacion te mos diskutohet apo shperndahet me persona te paautorizuara jashte bankes apo me anetare te stafit te paautorizuar, deri ne momentin kur mbikeqyresi juaj t'ju autorizoje per nje gje te tille. Informacioni i brendshem nuk mund te perdoret per qellime te tjera, perveç punes se Bankes.

4. Pozicioni, marredhenia me klientet dhe koleget

Antaret e stafit nuk perdorin poziten e tyre ne banke ne menyre direkte apo indirekte per perfitime personale. Furnitoret e Fibank, Albania nuk zgjidhen ne baze te lidhjeve personale.
Sjellja dhe marredheniet e mira midis punonjesve jane nje kusht i detyrueshem ne Fibank Albania. Menyra se si komunikojme me koleget patjeter qe reflektohet edhe ne atmosferen e pergjithshme te punes dhe sherbimin ndaj klienteve.
Parimet etike te Fibank, Albania kerkojne nga punonjesit e saj te shfaqin korektesi dhe durim ne marredheniet e perditshme te punes. Duhet te evitojme situatat konfliktuale dhe te mos krijojme te tilla.
Duhet te jemi gjithnje te perpikte. Ne kete menyre demonstrojme respekt jo vetem ndaj njerezve me te cilet takohemi, por dhe ndaj punes, ndaj vetes tone dhe kohes tone personale. Detyrimi i çdo punonjesi te bankes eshte te respektoje orarin e punes dhe ne te gjitha aktivitetet e tjera te punes, si seminare, trajnime, prezantime dhe takime pune. Vonesa ben gjithnj e pershtypje te keqe.
Te gjithe klientet dhe stafi kane te drejte te trajtohen ne menyre te paanshme dhe te drejte, pavaresisht races, ngjyres, gjuhes, bindjeve politike apo bindjeve fetare, origjines apo kultures.
Ne, i respektojme mendimet e te tjereve si edhe dinjitetin e tyre personal, intimitetin dhe te drejtat individuale. Ne nuk tolerojme asnje lloj diskriminimi dhe ngacmimi, si per shembull ne llogari te kombesise, kultures, religjionit, ngjyres se lekures,orientimit seksual, moshes apo paaftesise fizike te personit. Marrja ne pune, ngritja ne detyre/promovimi dhe vleresimi i punonjesve bazohen me meritokraci. Fibank, Albania ofron mundesi dhe kushte per zhvillimin e çdo punonjesi i cili deshiron qe te pergatitet si profesionalist ne sferen bankare. Pasitiviteti ne permbyshjen e detyrave te ngarkuara dhe mungesa e iniciatives nuk jane premise per ndertimin e frymes se punes ne ekip dhe synimit per rezultate sa me te larta. Fibank, Albania stimulon punen ne ekip, si mjet per arritjen e rezultateve te larta. Meritat individuale te secilit prej punonjesve merren parasysh gjate vleresimit te pervitshem, te pergatitur nga drejtuesi perkates direkt.
Hapa te rendesishem ne vendosjen e marredhenive te mirapune me klientet:
Te jemi te sjellshem. Metoda e sjellshme dhe e kujdeshme ndaj klienteve na garanton nje fillim te mire te marredhenieve te punes.
Te krijojme mirebesimin. Shfaqja e aftesise ne pune dhe e deshires per te bashkevepruar, krijojne mirebesimin e nevojshem midis nesh dhe klienteve.
E rendesishme: Mund te ndodhemi ne situata te tilla, kur çeshtjet dhe shpresat e pritshme te klientit nuk kane lidhje direkt me ne dhe megjithe deshiren tone, ne nuk mund te japim informacionin e kerkuar ose te ndermarrim veprime konkrete.
Megjithate klienti do te mbetej i kenaqur nese e ndihmojme qe te lidhet me departamentin, i cile mund te zgjidhe problemin e tij . Ne keto raste, mire eshte qe paraprakisht te njoftojme kolegun e departamentit perkates dhe te paraqesim klientin dhe çeshtjen e tij konkrete.
Duhet te vleresojme kohen e klientit!

5. Te njohim ne detaje produktet dhe sherbimet e Fibank, Albania.

Kjo eshte premisa baze per te ruajtur imazhin e mire te First Investment Bank, Albania. Nga ne pritet ne çdo moment te ofrojme zgjidhjen me te pershtatshme per klientet, ne perputhje me preferencat dhe gjykimet e tyre .
Njohja e konkurenteve do te na ndihmonte ne paraqitjen e perparesive te produkteve tona. Banka jone e ka deshmuar veten lider ne perpunimin dhe aplikimin e produkteve te reja, te cilet iu pergjigjen kerkesave te klienteve ne shkallen me te larte.
Duhet te shpjegojme qarte dhe kuptueshem perparesite e produkteve dhe sherbimeve dhe fi ofrojme aktivisht per çdo klient, duke i kombinuar sipas nevojave dhe deshirave te tij konkrete.
Ne komunikimin me klientet, mire eshte te menjanojme perdorimin e termave shume teknike bankare, qe veshtiresojne perceptimin nga ana e klientit dhe arritjen e rezultateve te mira.
Qe te predispozojme klientin dhe t i krijojme besim ndaj bankes sone, qe nga momenti i pare eshte e nevojshme te kemi parasysh se fare imazhi krijojme ne para tij duke konsideruar: si duket vendi yne i punes, si eshte paraqitja jone e jashtme, shprehja e fytyres, mbajtja e trupit, xhestet e tjere qe ne aparence duken gjera te parendesishme, te cilat ne esence formojne nje pershtypje te qendrueshme per Banken, jo vetem per vete ne.

6. Konflikti i interesave

Ju jeni pergjegjes, per te shmangur çfaredo situate qe mund te rezultoje ne shfaqjen e ndonje konflikt interesi. Per shembull, nje konflikt interesi mund te rrjedhe nese ju jeni duke punuar per nje çeshtje qe perfshin nje kredi per ndonje klient te mundshem, ndonje mik apo ndonje i aferm punon per te njejten ndermarrje. Ne nje rast te tille, ju duhet ta adresoni rastin te mbikeqyresi i cili mund ta percjelle ate rast serish te ndonje analist tjeter. Per me shume, eshte e ndaluar te perfshiheni ne çeshtje te bankes ne te cilat ju keni interes financiar. Interesi financiar eshte diçka qe mund te rezultoje perfitime financiare per ju, kjo mund te perfshije pronesine e mallrave apo ndonje interes per biznes, apo godina, ose edhe per punesim. Ju gjithashtu e keni te ndaluar te perfshiheni ne çeshtje te bankes qe kane te bejne me interesat financiare te familjes suaj, partnerit tuaj, apo ndonje organizate ku ju sherbeni si zyrtar, drejtor, administrator apo punonjes. Asnje antar stafi, nuk duhet te pranoni dhurata, favore te ndryshme, sherbime, gosti apo çdo gje tjeter qe ka vlere monetare nga çfaredo personi apo kompani qe kerkon ndonje veprim nga banka, ben biznes apo kerkon te beje biznes me banken apo qe edhe mund te ndikohet nga puna juaj ne Fibank, Albania.

7. Pergjegjshmeria

Brenda organizates te gjithe punonjesit duhet te veprojne me pergjegjesi dhe te mos involvohen ne çfaredo sjellje te papershtatshme. Menaxheret duhet te veprojne si nje shembull i mire per punonjesit e tyre. Realizimi i kesaj pergjegjesie i sherben qellimeve te mbrojtjes dhe sigurise se bankes, te punesuarve dhe klienteve te bankes. Per keto arsye parimet e poshteshenuara te kontrollit duhet te respektohen dhe te permbushen me kujdes:

  • parimi Kater Sy (Four Eye Principle);
  • verifikimi dhe identifikimi i informacionit;
  • pajtueshmeri me autoritetet mbikqyrese;
  • verifikim i vertetesise/saktesise dhe besueshmerise se informacionit dhe dokumenteve te dhena;
  • perputhshmeri me rregullat e brendhshme;
  • perputhshmeri me detyrat dhe pergjegjesite e dhena;

Per te gjitha korrespondencat me shkrim, sidomos ato dalese, nenshkruesit e autorizuar duhet te jene te vetedijshem per pergjegjesite dhe pasojat ne çastin e nenshkrimit te ketyre dokumenteve.

8. Klientet e referuar

Klientet, qe referohen nga antare te stafit, do te trajtohen njesoj si gjithe klientet e tjere, persa i perket sherbimit, produkteve, normave te interest.

9. Pajtueshmeria me politikat kunder pastrimit te parave

Fibank, Albania ka si politike te veproje ne pajtueshmeri me ligjin dhe rregulloret kunder pastrimit te parave dhe antikorrupsionit, si dhe per t'u mbrojtur kunder perdorimit te produkteve dhe sherbimeve te bankes per pastrim parash apo aktivitete te tjera jolegale. Eshte pergjegjesi e secilit antar te stafit, te ndihmoje ne sigurimin e pajtueshmerise me politikat e Bankes kunder pastrimit te parave.
Per kete qellim, parimi baze i Fibank, Albania eshte:
"Njiheni klientin tuaj" eshte parim themelor i perpjekjeve te Fibank, Albania ne luften kunder pastrimit te parave. Banka me kujdes ndermerr masa te nevojshme ndaj klienteve, duke perfshire verifikimin e klienteve te saj ne momentin kur krijohen marredheniet, kur bashkepunohet, kur kryhen transaksione individuale apo kur ka ndonje dyshim apo banka ka dilema, sic eshte vertetesine e te dhenave identifikuese te klientit te paraqitura prej tij.
Si punonjes i Fibank pritet qe ju te keni kujdes te vecante ne kryerjen e transaksioneve, qe nuk kane qellime te qarta ekonomike apo ligjore.
Fibank, Albania nuk do te toleroje asnje forme te korrupsionit, apo ndonje sjellje ne baze te se ciles punonjesit e Bankes ne menyre joligjore pasurohen vete apo u ndihmojne te tjereve te pasurohen ose edhe nxisin te tjeret te veprojne duke keqperdorur pozicionin. Asnje punonjes i Fibank, nuk ka te drejte ne menyre direkte ose indirekte te kerkoje apo te pranoje ryshfet.

10. Aktivitetet pas nderprerjes se punesimit

Nese nje ish-punonjes i bankes ju kontakton per ndonje çeshtje pune ne te cilen ai/ajo ka qene i perfshire ne kohen kur ka qene i punesuar ne banke, ju nuk duhet te diskutoni çeshtjen pa aprovimin paraprak te menaxhmentit te Bankes.
Informacioni konfidencial (ato ne forme elek- tronike, te shkruar, gojore apo forma te tjera) nuk duhet te dalin jashte ambjenteve te Bankes. Me nderprerjen e mardhenieve te punes, Ju duhet te lini gjithe dokumentet e Bankes, dosjet, disketat e kompjuterit, raportet etj. te cilat permbajne informacione per banken, e qe nuk duhet te behen publike, dhe gjithe kopjet e atyre informacioneve. Ju nuk mund te nxirrni ne asnje menyre informacion te tille jashte Bankes.

11. Raportimi i akteve te shkeljes se rregullave te cenura ne Kodin e etikes:

Masat disiplinore
Ne aktivitetin bankar te Fibank, Albania eshte e rendesishme qe publiku te kete besim ne ndershmerine dhe integritetin e gjithe stafit te Fibank, Albania. Prandaj, ne presim qe gjithe anetaret e stafit te mbeshtesin dhe te ndihmojne principet e ketij kodi. Per me shume, ne ju inkurajojme te raportoni rastet e kundravajtjeve te kodit te etikes te Drejtuesi i departamentit te auditimit. Nje kundravajtje e cila perfshin korrupsion, mashtrim, apo ndonje vjedhje, duhet te raportohet gjithashtu te burimet njerezore dhe menaxhmenti i Bankes. Nese ju nuk respektoni çfaredo kushti te kodit te etikes, ndaj jush do te merren masa disiplinore, qe mund te perfshijne edhe nderprerjen e marrdhenieve te punes me Banken.

12. Pronesia e Bankes

Ne pronesi te Fibank, Albania perfshihen, por nuk kufizohet vetem:

  • Gjithe pronat fizike te bankes, qofte ato me qira apo prona te Bankes, duke perfshire gjithe pajisjet.
  • Gjithe te dhenat qe u perkasin llogarive te klienteve, regjistrime dhe libra te tjere qe jane ne posedim te bankes.
  • Dosjet personale, te dhenat e kandidateve si dhe gjithe te dhenat e tjera qe i perkasin stafit.
  • Gjithe studimet, materialet reklamuese dhe ato te promocionit, listat e klienteve, dokumentet apo raportet ose edhe çfaredo forma te tjera qe jane ne posedim te bankes.
  • Gjithe programet e regjistruara.

13. Komunikimi elektronik, politika

Mjetet e komunikimit elektronik qe ofron Fibank, Albania jane te ndryshmeelektronik (p.sh. telefona fiks dhe celulare, kompjutere personal, poste me ze dhe elektronike, faks, internet, rrjetet sociale etj), per te ndihmuar punonjesit te jene me produktive ne kryerjen e punes ne banke. Polika per perdorimin e tyre ka per qellim qe te siguroje, qe keto mjete komunikimi te perdoren ne menyre te duhur si dhe qe ato te mbrohen nga humbja dhe keqperdorimi.

  • Mjetet e komunikimit elektronik si dhe gjithe mesazhet / dosjet e gjeneruara, apo te transmetuara me ane te ketyre mjeteve jane prone e Fibank, Albania. Banka gezon te drejten per monitorimin e perdorimit te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe te kete qasje dhe te zbuloje permbajtjen e mesazheve te punonjesve duke perfshire dosjet e bashkangjitura. Nepermjet perdorimit te mjeteve te komunikimit te Bankes, punonjesit pranojne publikimin e informacionit te çdo dokumenti te ruajtur ne menyre elektronike.
  • Perdorimi i mjeteve elektronike ka per qellim, transmetimin e informacioneve qe lidhen me punen, megjithese mund te ndodhin perdorime personale te rastesishme qe perputhen me kete politike. Punonjesit duhet t'ia kompensojne bankes gjithe shpenzimet personale shtese.
  • Punonjesit nuk duhet t'i perdorin mjetet e komunikimit elektronik te Bankes per dobi personale apo per ndonje aktivitet tjeter ilegal apo penal.

Deshtimi ne zbatimin e ndonje kerkese te kesaj politike te komunikimit elektronik do te rezultoje ne marrjen e masave disiplinore, duke perfshire edhe nderprerjen e kontrates se punes.

14. Perdorimi i telefonave (celulare dhe fiks)

Telefonat e zyres jane per qellime pune, nuk keshillohet kryerja e telefonatave personale duke perdorur telefonin zyrtar. Megjithate, eshte verejtur qe punonjesit mund te kene nevoje te bejne apo te pranojne telefonata here pas here. Telefonatat e tilla, megjithate, duhet (1) te limitohen ne ato esenciale, (2) te jene te shkurtra. Ne rast se behen shpenzime nga thirrjet jashte vendit, punonjesit duhet t'ia pagujane bankes shpenzimet e shkaktuara.
Gjithe punonjesit e bankes duhet te kontribuojne ne mbajtjen e nje ambienti te paster te punes. Secili punonjes eshte pergjegjes per te pare nese tavolinat, tabelat, dosjet dhe gjithe hapesira e punes qe e rrethon, çdohere mbahen sa me te pastra qe munden si dhe gjithe materialet e punes te ruhen ne menyren e duhur.

15. Kontrolli i brendshem

Banka ka nje sistem kontrolli te rrepte ne menyre qe te parandaloje gabime apo parregullsi ne zbatim te procedurave, rregulloreve. Nje sistem i forte i kontrollit te brendshme mund te ndihmoje ne zbulimin e gabimeve sa me shpejt qe eshte e mundur si dhe jep mundesi per permiresimin e tyre ne kohe.
Qellimi eshte per te themeluar nje sistem te pavarur te kontrollit te brendshem, per te siguruar qe llogarite bankare si dhe te dhenat jane te sakta dhe te besueshme, transaksionet jane te autorizuara si? duhet dhe mjetet mbrohen ne menyre adekuate. Keto procedura do te ndihmojne ne zbulimin dhe luftimin e hershem te ndonje rreziku te gjendjes financiare te bankes apo pajtueshmerise me rregulloret.
Parimi i kontrollit nga kater syte eshte rregull per transaksionet e nje natyre te ndjeshme qe ndodhin gjate punes se per- ditshme. Kjo do te thote qe ne keto raste nje transaksion ekzekutohet vetem pasi te jete kontrolluar, aprovuar dhe nenshkruar nga dy punonjes pergjegjes. Punonjesit nuk i lejohet te verifikojne korrektesine e operacioneve qe i ka bere vete.
Punonjesit qe bejne kontrollimin duhet te sigurohen qe operacionet qe kontrollojne jane ne rregull.
Nenshkrimi eshte nje akt me ane te te cilit personi qe nenshkruan nje dokument merr pergjegjesine e plote per rezultatin, permbajtjen dhe pasojat e nje dokumenti te tille. Kjo vlen gjithashtu edhe per ata persona qe nenshkruajne si kontrollues te atij dokumenti, gjithashtu edhe per ata qe i vertetojne dokumentet.
Aty ku teksti apo te dhenat jane ndryshuar, te dhenat origjinale qe jane futur duhet te jene qarte te lexueshme si dhe nenshkrimi i personit qe ka bere ndryshimet duhet te figuroj e anash te dhenave te ndryshuara.
Delegimi do te thote dorezimi i autoritetit te tjereve, ne menyre qe ata te reagojne si perfaqesues per çeshtjet jorutinore, e ne te njejten kohe te ndajne pergjegjesine e njejte. Delegimi mund t'u komunikohet ne forme te shkruar te deleguarve dhe vartesve te te deleguarve.

16. Veshja e Pershtatshme

Kodi zyrtar i veshjes duhet te pasqyroje vlerat e Bankes me nje staf propesional te besueshem. Te punosh ne industrine bankare do te thote qe ti menaxhon te ardhurat e njerezve te tjere, ti duhet te prezantosh aftesi dhe profesionalizem. Veshja e papershtatshme, percjell tek klientet pershtypjen, se nuk ju interesojne perceptimet apo parate e tyre. £do punonjes eshte i detyruar te respektoje kodin e veshjes Fibank, Albania. Kodi kerkon qe gjithe punonjesit ne banke te vishen ne menyre te pershtatshme duke respektuar personalitetin e tyre individual dhe imazhin professional te Bankes. (ne manualin e personelit eshte pershkruar kodi i veshjes).

17. Veprimtari te tjera jashte Fibank, Albania

Si anetar i stafit te Fibank, Albania, aktivitet tuaja jashte Bankes nuk duhet te cenojne reputacionin e Bankes apo te bien ndesh me detyrat tuaja ne Banke.
Para se te perfshiheni ne cfaredo aktiviteti te jashtem per te cilin do te paguheni, ju duhet te njoftoni mbikqyresin tuaj dhe Burimet njerezore, si dhe te kerkoni aprovimin e tyre.
Deklarata publike, intervista dhe artikuj qe shprehin qendrimin e Fibank, Albania, mund te bejne vetem drejtoret ekzekutiv te Fibank, Albania ose punonjes te tjere te Bankes te autorizuar prej manaxhmentit te Bankes. Kontaktet me mediat realizohen dhe kombinohen vetem nepermjet Departamentit te Marketingut dhe Marredhenieve me publikun. Ne deklaratat publike me karakter personal, punonjesit e Fibank, Albania nuk mund te cenojne interesat dhe autoritetin e Bankes, te drejtuesve dhe punonjesve te tjere te Fibank.

18. Aktivitetet politike

Nje punonjes mund te ndermarre ndonje sherbim qe nuk ve ne dyshim karakterin e pavarur te Fibank, psh. Sherbime ne bord edukimi, organizate humanitare, apo bord universiteti, nese zyra nuk merr ndonje emerim partiak. Eshte shume e rendesishem qe te mos duket qe banka merrr pjese apo sponsorizon fushata politike apo aktivitete te tjera partiake, keshtu qe ju nuk mund te nderlidheni ne aktivitete politike derisa jeni ne pune apo ne godinat e bankes, po ashtu lidhja juaj me banken nuk mund te behet publike ne lidhje me ndonje aktivitet politik. Ju nuk duhet te garoni per ndonje zyre politike, apo te beni thirrje ose te pranoni kontribute politike ne emer te ndonje kandidati, parti apo organizate politike.

(Azhornuar ne Maj 2017), aprovuar nga Komiteti Alco 26.05.2017)

Rreth Nesh