back

Kartë Krediti për Studentë

Çfarë është një Visa Classic (Kartë Krediti)?

Karta e kreditit është një kartë bankare ndërkombëtare e cila mundëson ofrimin e një mini kredie, me kushte të lehtësuara për studentë, për përdorim vetjak nëpër dyqane të ndryshme dhe për blerje në Internet. Ju mund të përfitoni nga një periudhë falas pa interes, por edhe me një interes minimal nëse kalohet kjo periudhë.

Përse më nevojitet kjo kartë?

  • Si student mund t'ju nevojitet një shumë deri në 15'000 Lekë;
  • Nëse dëshironi të blini në Internet (Elektronike, Libër, këpucë), nëse doni të paguani faturat online, nëse doni të blini në dyqane dhe qendra tregtare;
  • Shpenzoni deri në 15'000 Lekë dhe paguani me këste prej 1'500 Lekësh në muaj;
  • Paguani brenda periudhës së caktuar dhe nuk keni as interes, as komisione;
  • Produkt modern, përdoret në të gjithë botën nga studentët;
  • Produkt ekskluziv vetëm për studentë, vetëm në Fibank.

Si është Karta e Kreditit për STUDENTË?

Studentët kanë nevoja të ndryshme, por të ardhura të vogla. Pa ju rënduar xhepin, Fibank ju ofron një kartë kredi që ju ta përdorni për të blerë diçka me vlerë mesatare, si p.sh një celular, libra të huaj për shkollë, veshmbathje, ndonjë produkt tjetër nga Interneti etj. Ju blini me fondet e ofruara nga banka dhe më pas mund ta shlyeni me këste ose të plotë detyrimin.

Si funksionon karta e kreditit? Paguhen shumë komisione?

Me kartën e kreditit, ju përdorni borxhin që banka ju jep nëpërmjet limitit të kartës. Për të shlyer këtë kredi ju mund të paguani të gjithë detyrimin brënda një afati deri në 45 ditë, pa i paguar bankës asnjë interes apo komision, pra aq sa përdorni nga karta aq i ktheni bankës. Nëse ju nevojitet t'i ktheni lekët me këste mund ta bëni kundrejt një interesi minimal.

Sa janë këstet që duhet të paguaj nëse nuk e shlyej të plotë detyrimin?

Karta e kreditit studentore ka një Limit prej 15'000 Lekë dhe këste prej 1'500 Lekë në muaj.

Nëse përdorni këto fonde këtë muaj, duhet të paguani me këste brenda çdo date 15 të muajit tjetër shumën fikse prej 1'500 Lekë. Nëse i shlyeni bankës të gjithë shumën që ju përdorni brënda afatit, deri në 45 ditë, banka nuk mban asnjë interes.

Nëse paguani me këste prej 1'500 Lekë ka një interes mujor prej 1.65%, i cili mbahet vetëm për aq ditë sa ju duhet ta shlyeni.

Ku mund ta përdor këtë kartë?

Karta mund të përdoret në:

  • Dyqane ku ka POS brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • Qendra Tregtare brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • Internet

Pyetje të tjera?

Na ndiq në facebook, bëj pyetje: www.facebook.com/Fibank.Albania

Na Shkruaj: cards@fibank.al

Parametrat e kartave të kreditit VISA CLASSIC për studentë:

Karta e kreditit
Visa Classic
Monedha
ALL
Kushtet dhe interesat  Sipas Tarifave
Periudha falas  Deri në 45 ditë kalendarike
Limiti 15.000 ALL
Vlefshmëria
3 vite me mundësi rinovimi falas
Komision lëshimi FALAS
Komisioni i mirëmbajtjes vjetore Sipas Tarifave
Termat për lëshimin e kartës
Deri në 3 ditë brenda Tiranës dhe deri ne 5 ditë në rrethe
Blerje në dyqane ose Internet  Pa komision

Aplikimi

Ju mund të aplikoni për një kartë krediti nga Fibank në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë, ku do të njoftoheni menjëherë për limitin e kartës dhe datën se kur karta do të jetë gati
  • Duke aplikuar nga Interneti në faqen e aplikimit për kartë . Pasi karta juaj të jetë aprovuar brenda 3 ditësh ju do të njoftoheni për të tërhequr kartën tuaj në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmëria e kartës së kreditit është 3 vjet nga momenti i aprovimit të kartës. Para datës së skadencës së kartës ju do të njoftoheni nëpërmjet telefonit ose e-mailit nëse dëshironi ta riprintoni apo jo kartën. Nëse pergjigja juaj është PO, karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës së fundit të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse do të bëni riprintimin e PIN-it, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank sëbashku me një mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

Për më shumë informacion për Termat dhe Kushtet shikoni dokumentat Tarifat

Aplikoni tani për kartën tuaj Visa Classic duke paraqitur:

  •    Kartë identiteti/Pasaportë
  •    Dokument nga fakulteti përkatës që vërteton që ju ndiqni studimet pranë tij
Kartat e Kreditit me Këste

Lidhje e Shpejte