back

Kartë Debiti Visa Electron

VISA Electron - Ke botën në dorën tënde! 

  • E merr automatikisht vetëm hap llogari rrjedhëse!
  • Pa komision mirëmbajtje!
  • Përdorim kudo, dyqane, internet, tërheqje ATM!
  • E përshtatshme për Paypal dhe merr para menjëherë!

Visa Electron është një kartë debiti. Me të ju mund të blini dhe të bëni pagesa në më shumë se 24 milion restorante, hotele, dyqane, etj. dhe të tërhiqni para në çdo bankomat në Shqipëri dhe jashtë. Gjithashtu mund të blini ne internet tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj karte.

Me Visa Electron tërhiqni para kur të dëshironi

Nëse ju duhen para në dorë, ju mund t'i tërhiqni ato në çdo moment nga çdo ATM në të gjithë botën. Vetëm me kartën Visa Electron dhe firmën tuaj, ju mund të tërhiqni cash në rreth 250 000 zyra banke në botë.

Ju paguani çdo gjë me një kartë të vetme

Me Visa Electron ju mund të paguani për blerje të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

Blini Online

Mund të blini online tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj pagese. Pagesa bëhet duke futur numrin e kartës, datën e skadencës dhe kodin CVV (Card Verification Value) kur faqja e kerkon. Në disa faqe të veçanta mund të kerkohet edhe ndonjë informacion tjetër shtesë. Pagesat mund të bëhen vetëm pas autentifikimit elektronik.

Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë së kartës tuaj

Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë tuaj sipas të ardhurave që ju keni ose sipas vendit ku udhëtoni më shpesh. Banka mund të hapë një llogari në Lekë ose në Euro.

Veprime të sigurta me kartën tuaj

Transaksionet me Visa Electron janë elektronikisht të sigurta në POS-e dhe ATM me autorizim 100% nga banka lëshuese. Verifikimi i kartëmbajtësit bëhet me firmë dhe me PIN. Për të mbajtur të sigurt kartën tuaj, mbajeni PIN-in sekret nga të tjerët.

Visa Electron si kartë krediti

Nëse ju merrni pagën në kartën tuaj Visa Electron, banka ju garanton lehtësira për overdraft deri në 4 paga. Kjo ju lejon qe të përdorni shuma të bankës si kredi me garanci pagën tuaj të ardhshme.

Parametrat e Kartës

Monedha 

ALL, EUR

Vlefshmëria
3 vjet
Norma e interesit e llogarisë së kartës
Sipas Tarifave
LLoji i kartës
Visa Electron
Kartë primare
I lëshohet titullarit të llogarisë
Kartë shtesë
I lëshohet me aprovimin e titullarit të llogarisë personave të autorizuar prej tij (familjarëve apo të afërmëve të tij)

 

Kushtet që ne ofrojmë:

Lëshimi i kartës së debitit Visa Electron  Pa pagesë
 Mirëmbajtja e llogarisë
 100 All / mujore
 Tërheqje Cash nga bankomatet (ATM) e Fibank
 Pa pagesë
 Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera në Shqipëri
 200 ALL
 Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera jashtë Shqipërisë
 2.5 % e shumës së tërhequr / minimumi 500 ALL
 Blerje në dyqane ose online(blerje në internet)
 Pa pagesë


 

Fibank ofron FALAS kartë debiti VISA Electron me teknologjinë me chip.

Ju mund të aplikoni për kartë debiti duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë.
E vetmja kërkesë për ju është të paraqitni një kartë identiteti.

Pas konfirmimit nga shërbimi i klientit karta juaj do të jetë gati brenda 3 ditëve punë për degët e Tiranës dhe brenda 5 ditëve punë për degët që ndodhen në rrethe.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmria e kartës së debitit është 3 vite nga momenti i aprovimit të kartës. Në pjesën e përparme të kartës mund të shikoni datën e skadencës në formatin VALID THRU 04/20. Dy numrat e parë tregojnë muajin dhe dy numrat e fundit tregojnë vitin. Shembulli më sipër tregon që karta skadon nëPrill të vitit 2020.

Para datës së skadencës së kartës ju do të njoftoheni nëpërmjet telefonit ose e-mailit nëse dëshironi ta riprintoni apo jo kartën. Nëse pergjigja juaj është PO, karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës 20 të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse keni harruar PIN-in ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank me nje mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

Termat dhe Kushtet (Tarifat) e Bankës së Parë të Investimeve

Kartat

Lidhje e Shpejte