back

Letrat me Vlerë të Qeverisë Shqiptare

Letrat me vlerë të qeverisë janë instrumente borxhi të emetuara nga Ministria e Financave (MF) duke qenë përfaqësuese e shtetit, për të financuar shpenzimet qeveritare afatshkurtra dhe afatgjata. Letrat me vlerë të qeverisë u japin të drejtën mbajtësve të tyre për të marrë të ardhura në para të gatshme duke zbritur çmimin nga vlera nominale ose duke marrë një normë vjetore fikse interesi.
Ministria e Financave, së bashku me Bankën e Shqipërisë, rregullojne procedurën dhe kushtet e aplikuara për emetimin e letrave me vlerë të qeverisë në tregun e brendshëm ne forme të dematerializuar. Transaksionet në letrat me vlerë të qeverisë kryhen drejtpërdrejt në ankandet e organizuara nga Banka e Shqipërisë. Në këtë ankand mund të marrin pjesë banka, institucione financiare, persona juridik dhe individë. Letrat me vlerë të qeverisë janë: bonot e thesarit dhe obligacionet e thesarit.
Banka e Pare e Investimeve ofron:

  • Transaksione te letrave me vlere ne tregun primar
  • Transaksione te letrave me vlere ne tregun sekondar
  • Transaksione te letrave me vlere ne tregun me pakice
  • Operacionet që lidhen me transferimet në regjistrat e letrave me vlerë të qeverisë;
  • Hapjen dhe mbajtjen e një regjistri si ndërmjetës të investimeve;

Dokumentacioni:

  • Kontrate mbi Kushtet e Përgjithshme, e aplikueshme për shërbimet e investimeve dhe aktivitetet në instrumenta financiare me klientët e Bankës së Parë të Investimeve;
  • Urdher porosi per investimet ne instrumenta financiare
  • Dokumente te tjera ( te vlefshme ne Deget e Bankes)

Këto Kushte të Përgjithshme jane të zbatueshme për klientët e FIBank, për ofrimin e shërbimeve në aktivitetet e investimeve dhe të letrave me vlerë, te cilat rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e FIBank si ndërmjetës i investimeve të klientëve të saj lidhur me hyrjen në transaksionet me letrat me vlerë në tregun primar dhe sekondar.

Banka e Parë e Investimeve, në përputhje me rregulloret në fuqi të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,, për të ushtruar Aktivitetin si Ndërmjetës të Investimeve dhe për të lejuar klientët e saj si dhe klientët potencialë të informohen ne lidhje me vendimet per investime , jep një përshkrim të llojeve dhe karakteristikave të instrumenteve financiare të ofruara dhe të tregtuara nga Banka, në cilësinë e saj si ndërmjetës investimesh, si dhe rreziqet e ndërlidhura me to.
Tarifat dhe komisionet zbatohen në përputhje me Kushtet e Punes te Bankës ne fuqi.

 

Rreziku i lidhur me transaksionet me Letrat me Vlere Qeveritare.

Investimet në obligacionet qeveritare kryesisht sjellin rrezikun e tregut të investitorëve, rrezikun e likuiditetit dhe rrezikun e emetuesit.

Rreziku i tregut për obligacionet qeveritare lidhet me probabilitetin e rritjes (ndryshimit) të normave të interesit të tregut kundrejt normës fikse të interesit të letrave me vlerë të borxhit. Në varësi të maturimit të obligacioneve të qeverisë, obligacionet qeveritare afatshkurtra karakterizohen nga rreziku më i ulët i tregut (norma e interesit) dhe anasjelltas - obligacionet afatgjata të qeverisë sjellin rrezik më të lartë të tregut (normën e interesit).

Rreziku i likuiditetit për obligacionet qeveritare është më i ulët se ai i instrumenteve financiare të tjera të borxhit, pasi tregu i obligacioneve qeveritare konsiderohet shumë i likuid.
Rreziku i emetuesit në lidhje me obligacionet e qeverisë është më i ulët se ai i instrumenteve të tjera financiare të borxhit.Meqene emetues eshte shteti , rreziku që ai të bjerë në vështirësi financiare dhe të mos jetë në gjendje të paguajë principalin dhe interesat mbi letrat me vlerë të borxhit eshtë më e ulët.

Letrat me vlere te Qeverise Shqiptare konsiderohen si investimet me riskun me te ulet sepse ato emetohen dhe garantohen nga Qeveria Shqiptare.

 

Instrumenta Financiare

Lidhje e Shpejte