back

Informacion i Përgjithshëm

Mbroni të dhënat tuaja personale

  1. Mos e lini portofolin tuaj në vënde ku nuk e shikoni dot;
  2. Kontrolloni me kujdes emailet që ju vijnë nga banka me veprimet që ju bëni , telefononi bankën nëse nuk po merrni më njoftime;
  3. Asnjëherë mos jepni informacione rreth numrit të kartës suaj nëpërmjet telefonit;
  4. Mbajini mend përmendësh kodin PIN të kartës suaj, mos e shkruani askund.

Si mund të blini në Internet në mënyrë të sigurt?

  1. Kur ju blini online, duhet të siguroheni për reputacionin e tregtarit. Njihuni me "Politikën e tij të Sigurisë";
  2. Sigurohuni që nuk shkruhet askund , në asnjë mënyrë, që ju jeni dakord që karta juaj të debitohet me komisione shtesë abonimi;
  3. Lexoni kushtet e shitjeve si termat e dërgimit, kushtet e garancisë, anullimin e blerjeve;
  4. Ruani të dhënat personale. Mos jepni kurrë asnjë informacion për veten nëse nuk jeni të sigurt që kjo është e nevojshme;
  5. Ruani gjithë informacionin që lidhet me transaksionin që ju po bëni.

Si mund të mbroheni nga vjedhjet kur bëni blerje në dyqane?

  1. Mos i ndani sytë nga karta kur po kryhet veprimi. Sapo të mbarojë veprimi, merrni kartën tuaj.
  2. Sigurohuni që askush nuk po e shikon kodin tuaj PIN;
  3. Sigurohuni që shuma në faturën që po firmosni është e saktë. Kurrë mos firmosni një faturë boshe tek tregtari.  Bëjini me kryq të gjithë vendet boshe ku mund të shënohet shuma mbi totalin;
  4. Gjithmonë ruajini faturat për blerjet që ju keni bërë mund t'ju duhen më vonë.

Në ATM...

  1. Sigurohuni që askush nuk është pranë jush dhe fshihni tastierën me dorë kur fusni kodin PIN;
  2. Kini kujdes kur fusni kartën. Në folenë që futet karta nuk duhet të ketë pajisje shtesë të jashtme;
  3. Asnjëherë mos ja tregoni PIN-in të tjerëve, madje as punonjësve të bankës;
  4. Kërkoni riprintimin e një PIN-i të ri nëse mendoni se dikush e di;
  5. Nëse ATM-ja ju mban kartën, menjëherë informoni bankën tuaj që të bllokojë kartën;
  6. Nëse në një moment ndiheni të pasigurt për diçka, shtypni butonin CANCEL dhe mos e përfundoni transaksionin.


Numri i telefonit ku ju mund të telefononi 24 orë në 7 ditë të javës është:

  • 04 2 276 756
  • 04 2 276 753
  • 04 2 276 752
Kartat per biznesin

Lidhje e Shpejte