back

Ditët e Studimeve Shqiptare

04 maj 2017

Drejtori i Përgjitshëm i Fibank Z. Bozhidar Todorov, mbajti sot një fjalë në Universitetin Europian të Tiranës në kuadrin e projektit "Ditët e Studimeve Shqiptare" që është projekti më i madh vjetor i UET, i cili këtë vit shënon edicionin e katërt, të ftuar nderi ishin Ministri i Zhvillimit Ekonomik Zj. Milva Ekonomi si dhe ish-presidenti i Komisionit Europian Z. Reinhard Priebe.
Ky event mbledh çdo vit kërkues shkencorë vendas e të huaj, doktoranë, personalitete të vendit të cilët diskutojnë ide, zhvillojnë debate, tryeza në kuadrin e strategjisë së Kërkimit Shkencor 2015-2020, të këtij Universiteti. Tema e këtij viti ishte: "Reformat në ri-inxhinerim për një model të ri të Rritjes Ekonomike dhe Zhvillim Social."
Z. Todorov foli për çështjet e lidhura me krizën pas vitit 2008 në sektorin bankar. Fokusi ishte në shpjegimin e masave të marra gjithëpërfshirëse dhe ndryshimet e bëra në kuadrin rregullator për të forcuar rregullimin, mbikëqyrjen dhe administrimin e rrezikut në sektorin bankar. Z. Todorov gjithashtu përshkroi ndikimin e krizës në Shqipëri dhe masat e marra për të parandaluar që kjo situate të prekë tregun vendas. Si konkluzion, Z. Todorov diskutoi edhe mundesitë e bankave që veprojnë në vend dhe sfidat e ardhshme të këtij sektori. http://www.mapo.al/2017/05/dssh-2017-shkenca-per-reformat-dhe-modelin-e-rritjes-ekonomike

 

Comments

0
Leave a comment
  • No comments


Leave a comment

Rreth Nesh