back

Citigroup Global Markets Limited këshillues financiar për mundësitë strategjike për rritje

12 maj 2017

Fibank ka caktuar Citigroup Global Markets Limited si këshillues financiar për mundësitë strategjike për rritje


First Investment Bank AD, Bullgaria në vazhdën e rishikimit të strategjisë së saj, arriti marrvëshjen me Citigroup Global Markets Limited për partneritet në lidhje me:

• Mundësite për përthithjen e partnerëve strategjikë dhe/ose zgjerim
• Tërheqjen e investitorëve të rinj
• Shtesa të reja në kapital për të mbështetur rritjen/zgjerimin e mëtejshëm të bankës

Secili nga opsionet e mësipërme është në mbështetje të strategjisë afatgjatë të bankës, e cila është përqëndruar në zhvillimin e mëtejshëm të produkteve për individë si edhe sektorit të biznesit të vogël e të mesëm në rajonin e Ballkanit.

Fibank ka arritur marrëveshjen që Citigroup Global Markets Limited të jetë këshillues financiar.

Në këtë vazhdë, Këshillit Drejtues të Bankës i është bashkuar Z. Nedelcho Nedelchev, një financier me experiencë jo vetëm në Bullgari, por dhe ndërkombëtare. Z. Nedelchev do të këtë funkionin e Drejtorit Ekzekutiv të bankës. Ai do të ketë rolin kryesor për të diskutuar mbi mundësite strategjike gjatë projektit me Citigroup Global Markets Limited.

Z. Nedelchev është një njohës i mirë i aktivitetit të First Investment Bank dhe ka manaxhuar projektin për blerjen e Unionbank EAD në vitin 2014 në Bullgari deri në bashkimin e plotë me Fibank.

Struktura drejtuese e bankës është në përputhje me strategjinë për konsolidimin e pozitave të saj në tregjet lokale dhe ndërkombëtare, aktualisht në Shqipëri, Maqedoni dhe Qipro.

Fibank Bullgaria është zotëruese 100% e Fibank Albania. Fibank Albania është një ndër bankat me ritmet e rritjes më të larta në sistemin bankar në Shqipëri. Të gjithë treguesit e ecurisë së bankës janë përmirësuar vazhdimisht në të gjitha aspektet, përfitueshmëri, huadhënie dhe depozitat nga klientët. Rezultatet pozitive kanë ardhur si pasojë e përpjekjeve në rritje dhe dedikimit në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve inovative.

 

Comments

0
Leave a comment
  • No comments


Leave a comment

Rreth Nesh