Bono Thesari

Bono Thesari janë letra me vlerë të borxhit të lëshuara në formën e regjistritit nga Ministria e Financave në emër të Qeverisë Shqiptare.
Bonot e Thesarit janë letra me Vlere afat shkurtër me maturim deri në një vit. Në Shqipëri emetohen Bono Thesari me afat maturimi 3, 6 dhe 12 muajsh. Afati eshte diferenca midis dates se investimit dhe dates se maturimit.

Emetimi

Bonot e Thesari emetohen në formën e regjistrit, veprime ne llogari, që do të thotë se Bonot eTthesarit nuk kanë një formë fizike, por investitorit i jepet një certifikatë pronësie ose një vërtetim tjetër për të verifikuar transaksionet e bëra me Bonot Thesarit. Rregjistri i Bonove të Thesarit mbahet nga Banka e Shqipërisë ose nga një bankë tjetër e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Shqiptare për këtë qëllim.

Tregetimi

Bono thesari shiten me zbritje nga vlera nominale e tyre. Diferenca midis vlerës nominale dhe çmimit të blerjes është interesi i fituar nga investimi ne Bono të Thesarit. Investitori në datën e blerjes paguan vetëm çmimin e blerjes bazuar në vlerën nominale dhe normën e skontimit (Yield).

Shembull:
Vlera nominale: LEK 300,000.00
Yield: 7.00%
Ditet deri ne maturim (D): 364
Cmimi I blerjes = 300,000 / (1+ 7.00%/365 * 364) = 280,424.09
Shuma e interesit = Vlera nominale - Cmimi I blerjes = 300,000.00 - 280,424.09 = 19,575.91

Në datën e maturimit,, paguhet vlera nominale ose bonot e thesarit mund të riinvestohen. Interesi i fituar nga investimi i Bono Thesari është subjekt i tatimit mbi të ardhurat. Tatimet mbi të ardhurat mbahen në datën e maturimit.

Taximi

Interesi I fituar eshte subject I tatimit mbi fitimin. Tatimet mbahen në datën maturimit dhe/ose ne daten e tregetimit

 

 

Tregu Primar është tregu i emetive te Letrave me Vlere te reja. Letrat me vlerë mund te blihen nga Banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë, institucionet financiare dhe individët.

Tregu primar i letrave me vlerë organizonhet nga Banka e Shqipërisë në emër dhe per Ministrine e Financave. Tregetimi I Bonove të Thesarit bëhet përmes shitjes ne ankand në treg primar, i cili është organizuar nga Banka e Shqipërisë në periudha të rregullta kohore.

Ankandet normalisht organizohen të diten e martë, por emetimi I Letrave me Vlerë bëhet pas dy ditëve të punës, zakonisht të enjten. Ankandi shpallet me përpara nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet informacionit publik në faqet e tyre përkatëse të internetit.

Kushtet e punes per pjesemarrje ne treg primar:

Norma fillestare e emetimit Norma e skontimit përcaktohet nga ankandi
Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankand LEK 300,000.00 / EUR 2,000
Shuma maksimale Per kerkesa jokonkuruese eshte deri ne LEK 30 million/ EUR 50,000. Per shumat mbi 30 million leke/50,000 EUR, kerkesat klasifikohen konkuruese
Rritja e shumes Shuma mund te rritet me shumefisha te LEK 10,000.00/EUR 500

Fibank ofron mundësi për individët që të marrin pjesë në këto ankande të në treg primar (organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë) në sportelet e saj bankare.
Ju mund të merrni pjesë në këto ankande në dy mënyra:

  1. Duke autorizuar Fibank për të marrë pjesë në ankand në emrin tuaj. 
  2. Bllokimin e shumës nga llogaria juaj në Fibank për pjesëmarrje në ankandin e Bankës së Shqipërisë.

Shënim: Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni Departamentin tonë të Kujdestarisë dhe Depozitarit ose Departamentin e Thesarit.

Tregu sekondar është tregu ku një investitor blen një Leter me vlere nga një investitor tjetër, te ndryshem nga emetuesi.

Tregu sekondar i Letrave me Vlerë është i organizuar përmes telefonit, REUTERS dhe formave të tjera të komunikimit përmes "tregtarëve".

Fibank shet Bono Thesari nga portofoli I saj nga disa ankande me afate të ndryshme të maturimit. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.

Fibank blen Bono Thesari ng ate gjitha ankandet te cilat kanë te pakten 1 ditë te mbetur deri në maturim. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.

Kuotimet e letrave me vlere mund ti gjeni ne tabelen e kuotimeve ose ju mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e letrave me Vlere ne tregun sekondar. Data e transaksionit është T + 2.

Tregu me pakise është tregu ku banka shet direkt tek individët.

Transaksionet e Letrave me Vlerë mund te kryhen nëpërmjet telefonit dhe formave të tjera të komunikimit me ndermjetesine e "tregtarëve". Bonot e Thesari tregtohen lirshëm; Ato mund të shiten dhe të blihen para afatit te maturimit.

Tregtimi i bonove të thesarit mund të bëhet për bonot e thesarit me 1 ditë te mbetur deri ne maturim. Interesi i fituar mund të tërhiqet çdo herë, duke filluar nga data e investimit deri në datën e maturimit.
Tregetimi mund të bëhet nga të gjitha subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare te Shqipërisë, ku bejne pjesë edhe bankat tregetare.
Fibank shet Bono Thesari me një vlerë minimale prej 300,000 / 2,000 EUR në lekë, e cila rritet me shumefisha te 10,000.00 EUR / EUR 500. Fibank tregton Bono Thesari nga ankande me afate të ndryshme maturimi.

Për investimet ne Bonot e Thesarit nga portofoli i tregtimit të Fibank-it, nuk paguhet asnjë komision. Në këtë rast klienti do të paguajë cmimin e blerjes në bazë të çmimit të kuotuar për ditët e mbetura deri në maturim.

Për Bonot e Thesarit të shitura para dates se maturimit të tyre në zyrat Fibank, nuk aplikohet asnjë komision. Në këtë rast çmimi llogaritet në bazë të yield-it të ofruar të bankës dhe ditëve e mbetura deri në maturim.

Ju mund ti referoheni tabeles se kuotimeve ose mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e tregut me pakicë. Data e transaksionit është T + 1.

 

Instrumenta Financiare

Lidhje e Shpejte